Jump to content

kalë

Nga Wiktionary
(Përcjellë nga kali)
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

kalë m. sh. -

Kalë
  1. kafshë shtëpiake njëthundrake, e fortë dhe e shkathët, me trup të madh, të mbuluar me qime të buta e të shkurtra, me bisht të gjatë e me jele, që shërben për të hipur në të, për të mbartur diçka ose për të tërhequr karrocën etj

Kalë i bardhë ( balash,pullali, çil, arab). Kalë i egër. Kalë i tredhur. Kalë i ngordhur (gërxhall) kalë i dobët e i pafuqishëm. Kalë race. Kalë karroce. Kalë vrapimi. Kalë samari (barre) kalë për ngarkesë. Kalë ushtrie. Bisht (qime) kali. Shalë kali. Thundër (gjurmë) kali. Jelja e kalit. Stallë kuajsh. Potkua kali. Mish kali. Troku i kalit. Takëmet e kuajve. Sëmundja e kuajve. Në vithe të kalit. Shëtitje me kalë. Gara me kuaj. Majë kalit. Shaloj (ngarkoj, ngas) kalin. I hipi kalit. Zbres nga kali. Punon si kalë punon shumë, pa e kursyer veten.

  1. shah. Figurë në shah që e ka kokën si kjo kafshë dhe që lëviz dy kuti përpara e një anash. Lëvizi kalin. Ia hëngri kalin.
  2. sport. Trung i vogël i veshur me lëkurë dhe i vendosur mbi katër këmbëza, mbi të cilin bëhen ushtrime gjimnastikore. Kalë me doreza. Kapërcimi (kërcimi) i kalit.
  3. bised. Pesha (e plaçkave, e drithit etj.) sa mund të mbajë e të mbartë një kafshë barre, barrë. Një kalë plaçka (grurë, rrush).
  • Ra nga kali
  • a) mbeti në mes të rrugës që kishte nisur; nuk e çoi deri në fund një punë të nisur;
  • b) ra nga pozita e lartë që kishte, e hoqën nga detyra e lartë që kishte.

Si kali në ahur i vrenjtur, i zymtë. Kali i belarave shih te bela,~ja. Kalë drush unak, demiroxhak. Kalë karroce njeri që nuk është i zoti të vetëveprojë, që shikon vetëm në një drejtim, që di të bëjë vetëm një gjë; njeri i ngushtë, që zbaton vetëm ato që i thonë të tjerët. Është hipur mbi kalë e ka punën në rregull, i ka punët në vijë. I kam hipur atij kali shih te hipi. Sikur sa të kalit (kaq) ta bësh dhëmbin! shih te dhëmb,~i. I ranë potkonjtë kalit shih te potkua,~oi. Nuk i ecën kali në vijë shih te vijë,~a. Është në majë të kalit dikush shih te majë,~a. I ka hipur kalit lakuriq mospërf. shih te lakuriq. I ka hipur kalit mbrapsht (së prapthi) shih te mbrapsht. I ka hipur kalit qorr shih te qorr,~e. Njihet si kali (si kau) balash shih te balash,~e. Sillet si kali në lëmë mospërf. sillet rrotull e nuk bën asnjë punë të dobishme, vjen vërdallë kot. Shin si kali në lëmë bën ç'të dojë, bën si do vetë. Nuk i shkoi kali (gomari) në udhë (në urë) edhe poh. shih tek udhë,~a. U rrëzua kali, t’i presim këmbët! iron. përdoret kur për një gabim të vogël dikush kërkon një dënim të madh. Presin të ngordhë kali (gomari) që t'i marrin potkonjtë përb. shih te pres II. Kali nuk ka prask fj.u. shih te prask,~u. Kalë të preshtë nuk ka fj. u. shih te preshtë (i, e). Kali i mirë (i kuq) e ka një huq fj.u. çdo njeri, sado i mirë e i zoti që të jetë, e ka një të metë; kur dikush punon shumë mirë edhe ndonjë e metë që ka nuk i vihet re. Kali humbi, gomari s'duket fj. u. shih te gomar,~i. Kali i mirë e shton (vetë) tagjinë fj. u. një njeri që punon, vlerësohet e nderohet gjithnjë e më shumë nga shoqëria. Kali i mirë njihet nën mutaf fj. u. shih te mutaf,~i. Kur t'i hipësh kalit; shihi potkonjtë fj. u. shih te potkua,~oi. Kali ha tagjinë, gomari mbart bucelat fj. u. shih tek tagji,~a. Kali i botës (i huaj) të lë në mes të udhës fj. u. nuk duhet t'i varim shpresat tek të tjerët, por duhet të mbështetemi në forcat tona. S'mëson kali revan në pleqëri fj.u. shih te revan, ~i. Punon kali, ha gomari fj. u. thuhet kur punën e bën dikush, por prej saj përfitojnë të tjerët që s'e meritojnë. Ajo e kalit euf. elbth, kath. Gështenjë kali bot. shih te gështenjë,~a. Kali i Trojës libr. armik i brendshëm ose një grup armiqsh të brendshëm që zhvillojnë veprimtari të fshehtë kundërrevolucionare. Mizë kali shih te mizë,~a 1.

  • KALI I DETIT zool. Peshk me turi të madh e të zgjatur, që ka flatra me thumba dhe gjendet në detin Adriatik, në Mesdhe etj.
  • KALI I QYQES zool. Mjellbardhë.
  • KALË SHTRIGASH zool. Karkalec i madh me këmbë të gjata, që e ndryshon ngjyrën sipas mjedisit ku jeton.[1]

Fjalë rrjedhëse

[redaktoni]

Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elekronik shpjegues FESH 1.0