gështenjë

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:
Gështenjë

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

gështenjë f.

  1. bot. Dru i viseve malore, me trung të madh e me gjethe si heshtë, që bën fryte në trajtë kokrrash të vogla, të veshur me një lëkurë të ndritshme ngjyrëkafe e me një shark me gjemba; fryti i kësaj peme, i cili hahet. Gështenjë e butë. Gështenja të ziera (të pjekura). Dru gështenjë. Pyll gështenjash. Lëkura e gështenjës. Thelbi i gështenjës. Miell gështenjash. Qëroj gështenja.
  2. përd. mb. bised. Që ka ngjyrë kafe të errët në të kuqërreme si ajo e lëkurës së hollë që mbështjell thelbin e gështenjës. Sy gështenjë. Flokë gështenjë. Ngjyrë gështenjë.
  • Lëng gështenjash kafe shumë e hollë ose gjellë shumë e hollë e pa yndyrë. I nxjerr gështenjat (nga zjarri) me duart e të tjerëve (e botës) e bën një punë duke përdorur si mashë a si vegël të tjerët.

Në gjuhët tjera[redaktoni]