Jump to content

Wiktionary:Mirësevini

Nga Wiktionary
(Përcjellë nga Wiktionary:Rreth)
Ndihmë
Kërkimi
Të drejta autori
Pasqyra
Redaktimi
Artikulli
Livadhi
Fillestarëve
Antarëve
Kategorive
redaktoni kutinë

Mirësevini, WikiFjalori është fjalor shumë gjuhësh dhe i lirë që po shkruhet me bashkëpunimin e të gjithë njerëzve kudo që janë. Artikujt mund të redaktohen nga çdokush!

Redaktimi tek WikiFjalori

Njerëzit si ti janë shumë aktiv në ndertimin e këtij projekti. Përderisa ti po lexon, ka munësi që dikush tjetër është duke redaktuar ndonjë artikull. Shumë njerëz që kanë njohuri kontribuojnë këtu prandaj edhe ti je i/e mirëseardhur.

Të kontribuosh nuk do të thotë se patjetër duhet të jesh i kyqur, por ne preferojmë që ti të jesh i kyqur, pasiqe është më lehtë për administratorët e kesaj faqe. (Gjithashtu duhet ta dini se kyqja eviton shfaqjen e IP adresës tuaj nga redaktimi i artikujve tek historia e redaktimit).

Mund të futesh tani dhe shtosh apo ndryshosh një definicion, mund të shtosh shembuj, apo të ndihmosh që formati dhe kategorizimi i artikujve të jet i plotë. Gjithashtu mund të krijosh një faqelidhur me diçka që mungon këtu. Lirisht behu guximtar dhe fillo të redaktosh faqe.

Si është e mundur që të lejosh çdo njeri të redaktoj për të dhënë një fryt kualitativ në vend të hierarkisë totale? Sepse shumica e njerëzve dëshirojnë të ndihmojnë, dhe kur është e hapur për çdo kënd krijon potenicial për ndertimin e shumë artikujve të rinj. Të gjitha ndryshimet regjistrohen, kështu që redaktimet jo të mira mund të kthehen nga redaktues të tjerë.

Për të filluar, ndoshta duhet të fillosh duke shtypur lidhjet Ndryshime së fundmi apo Artikull i rastit (të cilat gjenden në anën e majtë të faqes), për të kuptuar se çfarë faqe mund të gjesh këtu. (Mund edhe të befasohesh kur tashmë këtu gjenë edhe fjalë të huaja!)

Normat dhe etika

Një gjë me rëndësi që duhet ta dini është se janë disa norma që ju duhet ti respektoni:

  1. Ne provojmë të mos grindemi pa arsye. Ky nuk është forum debatues. Pas diskutimeve të kulturuara dhe të arsyeshme, ne provojmë të arrijmë marrëveshje për të prezantuar një përmbledhje të saktë, të paanshëme nga të gjitha faktet për lexuesit që do lexojnë në të ardhmen.
  2. Ne provojmë ti bëjmë artikujt të paanshëm aq sa mundemi, dmth që përcaktimi dhe përshkrimi, bile edhe me temat kundërshtuese nuk janë platformë e asnje lloj predikimi.
  3. Duhet ta keni parasyshë se ky është një fjalor, që nënkupton se nuk është diçka tjetër.
  4. Në asnjë mënyrë, nëse nuk ndiheni mirë ta ndryshoni punën e dikujt, por ti dëshiron ta shtosh një mendim (një pyetje apo koment) lidhur me një artikull apo ndonjë faqe tjetër, vendi i duhur për ta bërë këtë është Faqja e diskutimit (kliko tek ’’diskutimi’’ në pjesën e sipërme të faqes apo kudo që tabela e dikutimin ndodhet). Vëni re, gjithashtu, se në provojmë ti mbajmë diskutimet të fokusuara në përmirësimin e këtij fjalori.

Për më shumë informata

Për më shumë informata lidhur me pëdorimin dhe përshkrimin e nomrave shfleto edhe këto faqe: