revan

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

REVAN m.

  • 1. Vrap i kalit me hapa të shpejtë, të vegjël, duke hedhur një herë këmbët e njërës anë dhe një herë të anës tjetër. Revan i lehtë. Ecën (ikën) me revan. E nget me revan. I dha revan. Mori revan.
  • 2. fig. Shpejtim për të bërë diçka ose për të shkuar diku, nxitim, vrap; ngut. Ikën me revan. E marr (e zë) me revan. Ia pres revanin.
  • Ka marrë revan ka hyrë në një rrugë jo të mirë dhe ecën i papërmbajtur. S'mëson kali revan në pleqëri fj. u. thuhet për diçka që i ka kaluar koha dhe nuk mund të bëhet më.

REVAN ndajf.

  • 1. Me revan, me hapa të shpejtë e të vegjël (për kuajt). Ikën (ecën) revan. E ngas (e lëshoj) revan.
  • 2. edhe fig. Me ngut, duke u nxituar tepër, me vrap. Eci revan. Ikën revan.