qorr
QORR m. bised.
1. Njeri i verbër. Qorr me një sy. Qorr i lindur.
2. keq. Njeri i pavëmendshëm, ai që nuk shikon se ç'bëhet përreth, njeri i shushatur.
3. fig. Ai që është pa shkollë e i paditur.
4. fëm. Gjumi. Po i vjen qorri.
- E ruan si qorri syrin e vetëm kujdeset shumë për dikë a për diçka, e ruan si sytë e ballit.
QORR mb. bised.
1. edhe fig. I verbër. Plak qorr. Kalë qorr. Me një sy qorr. Vegël qorre. Si delja qorre pas këmbore verbërisht. Ku mblidhen shumë mami, lind fëmija qorr. fj. u.
2. Që ka pak dritë; që lejon të kalojë pak dritë. Dhomë qorre. Kandil qorr. Xham qorr xham i marrtë, xham akulli.
3. Që është i mbyllur nga fundi, që nuk ka dalje; i mbyllur. Rrugë qorre. Dritare qorre. Ballë qorr galeri që ka vetëm një dalje, pa lidhje me mjetin e ajrimit. Pus qorr pus që nuk sjell më ujë.
4. Që ecën pa një drejtim të caktuar, që shkon në tym. Fishek (plumb) qorr.
- Rrugë (udhë) qorre (e verbër) shih te VERBËR (i,e). E bëri qorr dikë keq. u përpoq t'ia hedhë dikujt. Bën një sy qorr (të verbër) shih te VERBËR (i,e). I ka hipur kalit qorr ka nisur një punë që nuk do të ketë përfundime të mira, ndjek një rrugë që s'dihet se ku do ta çojë. Fasule (groshë) qorre fasule kokërrvogël me një pikë të zezë. Zorrë qorre (e verbër) anat. shih te ZORR/Ë,~A 1.