mbrapsht
Appearance
MBRAPSHT ndajf.
- 1. Nga ana e prapme, nga ana që nuk duket, jo nga e mbara; kund. mbarë. E veshi mbrapsht. E ktheu mbrapsht. Ti e ke mbrapsht.
- 2. Praptas; andej nga ka ardhur dikush, prapa. Shkonte (tërhiqej) mbrapsht. U kthye mbrapsht. E shtyn qerren mbrapsht. E ktheu mallin mbrapsht. Karavidhja ecën mbrapsht.
- 3. Shtrembër, keq, jo ashtu si duhet; jo mbarë, së prapthi; ters; kund. mbarë. Flet (punon, mendon) mbrapsht. Rri mbrapsht e fol drejt! fj.u. E filloi (e bëri) mbrapsht (një punë). Më doli mbrapsht. Gjithçka vinte mbrapsht.
- 4. Duke bërë prapësina, në mënyrë të prapë, si i prapë, si rrugaç. Sillej (vepronte) mbrapsht.
- E solli (e ktheu) mbrapsht (shtëpinë) e bëri rrëmujë, e përmbysi. I ka hipur kalit mbrapsht (së prapthi) e ka nisur keq një punë, nuk e ka nisur për së mbari. S'e kthen fjalën mbrapsht (prapa) shih te KTHEJ. I mori mbrapsht fjalët e pranoi se foli gabim, i tërhoqi ato që tha. I ra (vendit) mbarë e mbrapsht (prapë) shih te MBARË. Folën (biseduan) mbarë e mbrapsht (prapë) shih te MBARË. E rrahën (e shoshitën, e gjykuan) mbarë e mbrapsht (prapë) një çështje shih te MBARË.