dhëmb

Nga Wiktionary

DHEMB jokal.

  • (zakonisht me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore).
  • 1. Ndiej dhembje në trup, ndiej në trup diçka që s'më lë të qetë, që me mundon a me shqetëson; me ther a me sëmbon diçka. Me dhemb koka (balli, gryka, trupi, zemra, këmba, dora, mesi, dhëmbi, dhëmballa). Me dhembin sytë. Me dhemb në ijë. Me dhemb shumë (pak).
  • 2. Me ngjall dhembshuri; me vjen keq për dikë a për diçka, me dhimbset. Me dhemb fëmija. Me dhemb në zemër. Me dhemb shumë. S'i dhemb fare.
  • 3. S'mund të rri i qetë, shqetësohem, bëhem merak për diçka. U dhemb atje ku i dhemb popullit. U dhemb të gjithëve diçka.
  • I dhembin sytë (kur e sheh) nuk mund ta durojë dikë a diçka, nuk i pëlqen fare. I dhemb shpirti i dhimbset jeta, i vjen keq të vdesë. Me dhemb zemra (shpirti) për dikë a për diçka shih te ZEM/ËR,~RA. E di ku i dhemb dhembi (dhëmballa) fj. u. e di vetë se për se ka me shumë nevojë a ku e ka pikën me të dobët; vetë e di ku e ka hallin, i zoti e di ku i pikon çatia. Ku te dhemb e ku të djeg atje ku i dhemb me shumë. Ku dhemb dhëmbi, vete gjuha mendja të shkon a të rri tek ajo gjë që të shqetëson me shumë, për atë kërkon të flasësh.