Jump to content

shkathët

Nga Wiktionary

SHKATHËT mb.

  • 1. I shpejtë e i lehtë në lëvizjet e në veprimet që bën; i gjallë e i zhdërvjellët në punë e në jetë; i papërtuar, që i jepet për çdo punë, që ka aftësi t'i bëjë punët shpejt e mirë; i lëvizshëm, i gjallë (për fëmijët); kund. i ngathët. Djalosh i shkathët. Grua (punëtore) e shkathët. Lojtarë të shkathët. Punëtor (shitës) i shkathët. Aktor i shkathët. Nxënës (fëmijë) të shkathët. Me duar të shkathëta. Hap i shkathët. Ka trup të shkathët.
  • 2. Që është i aftë t'i kuptojë shpejt çështjet, që u hyn shpejt gjërave, që ia pret mendja; që di t'i shfrytëzojë mirë e me vend njohuritë që ka ose rrethanat; që është i zoti të dalë nga gjendja edhe në raste të vështira. Mjek (inxhinier, gjuhëtar, ushtarak, drejtues) i shkathët. Gjykatës (hetues) i shkathët. Avokat i shkathët. Me mendje të shkathët.
  • 3. Që i kryen detyrat e veta shpejt, mirë e me zgjuarsi, duke vetëvepruar sipas rrethanave që paraqiten. Aparat shtetëror i shkathët. Organizim i shkathët i punës. Tregti e shkathët. Udhëheqje e shkathët.

SHKATHËT ndajf.

  • Në mënyrë të shkathët, me shkathtësi; kund. ngathët. Punon shkathët.