potkua

Nga Wiktionary

POTKUA m.

Pllakë e hollë a copë prej metali, e punuar ose e kthyer si hark në madhësinë e thundrës së kafshëve, me të cilën mbathin kalin, mushkën etj. Gozhdë potkoi. Shenjë (gjurmë) potkoi. Trokitje potkonjsh. I ra potkoi. E mbathi me potkonj.

  • I la potkonjtë përçm. vdiq, mbaroi. Ia mbathi potkonjtë dikujt mospërf. i tregoi vendin, ia tregoi qejfin. Të ter potkonjtë shih tek TER. I ranë potkonjtë kalit

a) u plak kali, u dobësua, nuk mund të përdoret për punë;

b) mospërf. u mposht, u mund; s'ka më fuqi, s'ka ç'të bën (për dikë). I bie thumbit e potkoit shih te THUMB,~I. Për një gozhdë (për një thumb) shkoi (humbi) potkoi fj. u. shih te GOZHD/Ë,~A. Ia hodhi potkonjtë (në erë) dikujt përçm. shih te HEDH. I ktheu potkonjtë (thundrat, këpucët, këmbët) nga dielli mospërf. shih te DIELL,~I. Mbath pleshtat me potkonj shih te PLESHT,~I. Ia tregoi potkonjtë (këpucët) diellit (qiellit) përb. shih te DIELL,~I. Njëri (i bie) gozhdës (thumbit), tjetri potkoit shih te GOZHD/Ë,~A. E njoh (e di) në thumb e në potkua shih te THUMB, ~I. Kur t'i hipësh kalit, shihi potkonjtë fj. u. përgatitu e sigurohu mirë para se të nisësh një punë. Presin të ngordhë gomari (kali) që t'i marrin potkonjtë përb. shih te GOMAR,~I. Në rend që t'i bjerë gozhdës, i bie potkoit shih te GOZHD/Ë, ~A.