ah

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

ah m.sh.bot.

  1. Dru gjethor i pyjeve malore, me trung të trashë, me lëvore të lëmuar të bardheme ose ngjyrë mishi, lënda e të cilit përdoret për orendi, në ndërtim etj.
    Ah i bardhë (i kuq). Pyll ahu. Dru ahu. Dërrasë ahu. Tryezë (dollap) ahu.

ah m.sh.

  1. Britma që del me shpirt për të shprehur një ndjenjë dhembjeje, hidhërimi, keqardhjeje etj. ose një ndjenjë habie, gëzimi etj.
    E shkonin jetën me ahe e me ohe. Në ah të vdekjes në grahmën e fundit.
  2. (fig.) Nëmë, mallkim.
    E zuri (e gjeti) ahu. Me ah e me bah me rënkime të mëdha, duke u ankuar për çdo gjë. Lë në ahe lë në mjerim, në vuajtje.

ah m.

  1. (shih) hak
    Mori ahun.

ah jokal.

  1. Bëj «ah!» për të shprehur dhembje, hidhërim, keqardhje etj. ose habi, gëzim etj.

ah pasth.

  1. Përdoret kur shprehim dhembje, pikëllim, dëshpërim etj.
    Ah, sa me dhemb! Ah, ç`me gjeti!
  2. Përdoret për të përforcuar shprehjen e kënaqësisë, të gëzimit, të admirimit etj.; a.
    Ah, sa mirë! Ah, sa bukur! Ah, sa i lumtur jam!
  3. Përdoret kur shprehim zemërim, kërcënim etj. ose frikë, habi; a.
    Ah, sa me trembe! Ah, ti qenke! Ah, në të zënça!
  4. Përdoret për të theksuar shprehjen e kundërshtimit, të mospranimit.
    Ah, jo! Ah, gjer këtu!
  5. Përdoret kur shprehim një mendim që na vjen papritur ose diçka që na kujtohet aty për aty në bisedë e sipër; a.
    Ah, për pak harrova! Ah, po, m`u kujtua.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Prononcimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë rrjedhëse[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]


Anglisht - beech
Gjermanisht
Frëngjisht
Polonisht
Japonisht
Hollandisht
Italisht
Suedisht
Portugalisht
Spanisht
Kroatisht
Norvegjishte e re
Arabisht
Greqisht
Boshnjakisht

Rusisht
Kinezisht
Finlandishte
Norvegjisht
Esperanto
Danisht
Sllovakisht
Hebraisht
Çekisht
Hungarisht
Luksemburgisht
Maqedonisht
Latinisht
Serbo-kroatishte
Austrishte

Rumanisht
Katalanisht
Serbisht
Sllovenisht
Indonezisht
Bullgarisht
Turqisht
Ukrainisht
Lituanisht
Koreanisht
Bjellorusisht
Irlandisht
Venecianisht
Interlingua
Anglishte e thjeshtë

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elekronik shpjegues FESH 1.0