zemërim
Appearance
ZEMËRIM m.
- 1. Ndjenja që na pushton kur na zemëron dikush a diçka, inat që na hipën kundër dikujt a diçkaje të papëlqyeshme për ne. Me zemërim të madh. Lot zemërimi. Në zemërim e sipër. Zbrazi (mposhti) zemërimin. Bërtiti me zemërim. I iku zemërimi. Mezi e mbante zemërimin. Zemërimi të verbon. fj.u. Zemërimi e plak njeriun. fj.u.
- 2. Pakënaqësi e drejtë që lind e shpërthen me vrull si kundërshtim dhe që nxitet nga veprimet e padrejta ose jonjerëzore të dikujt. Zemërim i ligjshëm. Vala (flaka) e zemërimit popullor.