shprehje

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

SHPREHJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHPREH, SHPREHEM I. Shprehja e lirë e mendimeve. Shprehja e ndjenjave. Mjetet e shprehjes artistike.
  • 2. Shfaqja e jashtme, pasqyrimi i diçkaje, mënyra si e shprehim diçka. Shprehje e qartë. Shprehje monetare. ek. Shprehje e vullnetit të popullit. Shprehje e miqësisë (e besimit, e dashurisë, e frymës së bashkëpunimit). Shprehje e ndërgjegjes së lartë në punë. Shprehje e kujdesit për shëndetin e popullit. Politika është shprehje e përqendruar e ekonomisë. Gjen shprehjen e vet... shfaqet në këtë ose në atë formë a mënyrë. Shprehja gjuhësore e një mendimi.
  • 3. Pamja e jashtme e fytyrës a diçka tjetër e jashtme, që pasqyron gjendjen e brendshme të njeriut. Shprehja e fytyrës (e syve). Shprehje gëzimi (shqetësimi, frike, padurimi). Fytyrë (sy) pa shprehje.
  • 4. edhe gjuh. Grup fjalësh me një ndërtim të caktuar, zakonisht të qëndrueshëm, që ka disa veçori dalluese gramatikore, kuptimore e stilistike; njësi e frazeologjisë së gjuhës; mënyrë të foluri. Shprehje e bukur (e goditur). Shprehje e vjetër (e rrallë, e re). Shprehje popullore. Shprehje e qëndrueshme (e ngurtësuar). Shprehje proverbiale. Shprehje poetike (e figurshme, idiomatike, dialektore, familjare, përbuzëse, tallëse, fyese). Shprehje e rëndë (e ashpër, e fortë, diplomatike). Shprehje e thjeshtligjërimit (e gjuhës së gazetave, e gjuhës së fëmijëve). Shprehje rrugësh (rrugaçësh). Shprehje pa kuptim frazë e zbrazët, boshe. Më falni për shprehjen!
  • 5. gjuh. Grup fjalësh që nga ana gramatikore e leksikore është i barasvlershëm me një fjalë të vetme dhe që ka në përbërjen e tij të paktën një fjalë shënuese; lokucion. Shprehje ndajfoljore (parafjalore, lidhëzore). Shprehje ndajshtimore.
  • 6. mat. Tërësi madhësish të lidhura ndërmjet tyre me shenja të veprimeve matematike. Shprehje thyesore. Shprehje algjebrike (aritmetike). Të njehsohet vlera e shprehjes.
  • Ka shprehje libr. i shpreh qartë, bukur e në mënyrë tërheqëse mendimet e veta, flet bukur. I mungon shprehia libr. nuk di a nuk mundet t'i shprehë qartë e bukur mendimet e veta, flet në mënyrë të thatë e jotërheqëse.