diçka
Appearance
Shqip
[redaktoni]Përemri
[redaktoni]diçka I. pakuf.
- Përemër që tregon:
|
|
|
1. Një send a një dukuri çfarëdo e të papërcaktuar. Diçka lëviz. Vërej (shoh, dëgjoj, them, mendoj, kujtoj) diçka. Merrem me diçka. Iu lut (e pyeti) për diçka. Hasi në diçka të fortë. Diçka i ka ndodhur. Solli diçka të re. Është diçka e rrallë. Kishte diçka të veçantë. Ishte diçka e rastit.
2. Një sasi të vogël e të pacaktuar; pak gjë. Ka edhe ai diçka, s'është pa gjë. I dha diçka për të ngrënë.
II. ndajf.
1. Në një farë shkalle a mase, disi; pak. Diçka më mirë (më keq, më shumë, më pak). U ngadalësua (u shpejtua) diçka.
|
|
|