gëzim
GËZIM m.
1. Ndjenjë kënaqësie që kemi kur arrijmë të plotësojmë një dëshirë, një punë a detyrë ose kur jetojmë në një mjedis të këndshëm; gjendje e gëzueshme; kund. hidhërim. Gëzim i madh (i thellë, i brendshëm, i papërshkrueshëm, i pakufishëm). Gëzim i shkurtër (i kotë, i heshtur). Gëzimi i punës. Gëzimi i fitores. Ditë gëzimi. Atmosferë gëzimi. Çast gëzimi. Ndjenjë gëzimi. Lot gëzimi. Thirrje (shprehje) gëzimi. Kulmi i gëzimit. Ndiej (kam) gëzim. Përmbaj gëzimin. I sjell (i jep) gëzim. Fluturoi (u çmend, qau) nga gëzimi. Pres me gëzim. U mbushën me gëzim. I shkëlqejnë sytë nga gëzimi. Nuk e mban vendi nga gëzimi.
2. Ngjarje e shënuar që i sjell njeriut kënaqësi, ngjarje e gëzueshme; festimi i kësaj ngjarjeje; diçka që na gëzon; ditë e gëzueshme, çast i gëzueshëm; gaz. Gëzimi i parë (i vetëm). Ka kaluar shumë gëzime. Për gëzime ju ardhshim! ur. S'pa asnjë gëzim. E kaloi jetën pa gëzime.
3. Dikush a diçka që na jep një kënaqësi të veçantë; gaz. Gëzimi i nënës (i babait, i prindërve). Gëzimi i fëmijëve. Gëzimi im!
- Gëzim për derë iron. shih te DER/Ë,~A.