mendim

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

MENDIM m.

  • 1. Të menduarit; veprimtaria mendore; mënyrë të menduari. Truri është organ i mendimit. Ra (u zhyt) në mendime. E futi në mendime.
  • 2. vet. nj. filoz., logj. Produkt i trurit, domethënë i materies së organizuar në shkallën më të lartë; shkallë e veçantë, më e larta, në procesin e njohjes dhe të pasqyrimit të botës objektive në ndërgjegjen e njeriut. Mendimi dhe gjuha. Kategoritë e mendimit. Zhvillimi i mendimit.
  • 3. Ajo që është arritur nëpërmjet procesit të njohjes e të pasqyrimit të botës, shkalla e dijes e arritur me anë të të menduarit, njohje. Mendimi shkencor (filozofik). Mendimi politik. Mendimi pedagogjik.
  • 4. Ajo që mendon dikush, ajo që arrin dikush me të menduar; pikëpamja ose bindja që kemi për dikë a për diçka; gjykim, mendje, vlerësim. Mendim i qartë (i errët). Mendim i mirë (i bukur). Mendim i drejtë (i padrejtë, i shtrembër, i gabuar). Mendimi im (yt, i tij, yni) për diçka. Sipas mendimit tonë. Mendimi i popullit (i masave, i punëtorëve). Mendime e propozime. Luftë mendimesh. Them (shpreh) një mendim. Kam një mendim. Jam i mendimit se... Tërheq mendimin e masave. Pajtohemi në mendime. Jam i një mendimi me të. M'u këput filli i mendimeve. Më erdhi (më lindi, më shkrepi) një mendim. Bluan gjithfarë mendimesh. Ia bleu (ia kuptoi) mendimin. I lidh (i parashtron) bukur mendimet. Kanë mendime të ndryshme (të kundërta). I fsheh mendimet. Ia zbuloi mendimet. Hoqi dorë nga ai mendim. Ndërroi mendim.
  • E përtyp mendimin shih te PËRTYP. Vete (shkoj) me mendimin (me mendje) se... shih te MENDJ/E,~A.