përforcuar

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

PËRFORCUAR mb.

  • 1. Që është bërë më i fortë e më i qëndrueshëm me mbështetëse, me ndonjë shtojcë a me diçka tjetër të re, që është përforcuar me diçka. Mur (gardh) i përforcuar. Fill i përforcuar.
  • 2. usht. Që është pajisur me trupa e me mjete të tjera luftarake, që është rrethuar me fortifikata etj. Mbrojtje e përforcuar. Zona të përforcuara. Repart i përforcuar.
  • 3. fiz., elektr. Që është bërë më i ndjeshëm, më i dukshëm a më i kapshëm (për një sinjal etj.); që i është rritur fuqia a shkalla e intensitetit (për një rrymë elektrike a për një dukuri fizike në përgjithësi). Sinjal i përforcuar. Rrymë e përforcuar.