ngjyrë

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

NGJYRË f.

  • 1. Veti fizike e një trupi për të thithur një pjesë të dritës që bie mbi të dhe për ta pasqyruar pjesën tjetër me rreze të një gjatësie të caktuar, që shkaktojnë një ndijim pamor në sy. Ngjyrë e ëmbël. Ngjyra të forta (të ndezura). Ngjyra të qarta (të mbyllëta, të hapëta). Ngjyrë e kuqe (e gjelbër, e verdhë...). Ngjyrë trëndafili (qielli, deti, plumbi, gruri...). Ngjyrë gështenjë (vishnje). Ngjyrat e ylberit. Laps me ngjyrë. Film me ngjyra. Merr ngjyrë. Humbet ngjyrën. Ndryshon ngjyrë.
  • 2. Lëndë që përdoret për të shkruar, për të pikturuar ose për të ngjyer një pëlhurë a rrobë; shtresa e kësaj lënde në një pikturë a në një sipërfaqe; bojë. Ngjyrë shkrimi (stilografi). Ngjyra vaji (uji). Ngjyrë hekuri (druri). Kuti me ngjyra uji. I qenë dëmtuar ngjyrat pikturës.
  • 3. Pamja e jashtme e lëkurës së njeriut; pamje e lëkurës së njeriut, e cila, së bashku me disa veçori të tjera, tregon racën. Me lëkurë në ngjyrë ulliri (qumështi). Ngjyra e zbehtë e fytyrës. Ka një ngjyrë të mirë. Ka marrë ngjyrë nga dielli. Njerëz (popullsi) me ngjyrë ata që nuk i përkasin së ashtuquajturës racë e bardhë.
  • 4. Pamje e jashtme. Kishte marrë ngjyrën e detarit. I kanë dhënë ngjyrë tjetër vendit.
  • 5. fig. Kuptimi i veçantë që marrin gjërat në rrethana të caktuara a nën ndikimin e diçkaje; ana, pamja e jashtme, që lidhet me thelbin politik e shoqëror të një dukurie, ngjyrim. Ngjyrë kombëtare. Ngjyrë socialiste. I jep ngjyrë politike. I jep ngjyrën e kohës. Merr ngjyrë komike. I dha ngjyrë të re. Nuk e ndryshon ngjyrën.
  • 6. fig. keq. Lloji i prirjeve dhe i bindjeve politike, rrymë, drejtim. Armiq (reaksionarë, imperialistë) të çdo ngjyre. Reaksioni i të gjitha ngjyrave.
  • 7. fig. Fuqi e larmi në shprehje; mjetet shprehëse të një vepre artistike. Vargje me ngjyre. Gjuhë (stil) pa ngjyrë. Gjuhë me ngjyra të forta.
  • 8. Ngjyresë. Ngjyra krahinore (lokale). Ngjyra e vendit.
  • 9. kryes. sport. Veshje që mbajnë sportistët si shenjë dalluese se i përkasin një vendi a një skuadre të caktuar. Ngjyrat kombëtare. Ngjyrat e skuadrës. Nderoi ngjyrat e klubit.
  • 10. Një nga të katër llojet e letrave, me të cilat luhet bixhoz. Hodhi një ngjyrë tjetër. I ka të një ngjyre. Mori me po atë ngjyrë.
  • E përshkruan (e paraqit, e pikturon) me ngjyra të zeza shih te ZI (i), ZEZË (e).
  • Metalet (metalurgjia) me ngjyra të gjitha metalet (metalurgjia e të gjitha metaleve), me përjashtim të hekurit e të lidhjeve të tij.