bisedë
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]bisedë f. sh. -
- Shkëmbim i lirë mendimesh ndërmjet dy a më shumë njerëzve për çështje të jetës së përditshme ose të punës; të folur i lirë ndërmjet dy a më shumë vetave; kuvendim. Bisedë e përzemërt (shoqërore, miqësore, familjare). Bisedë e ngroht ë(e lirë, e shkurtër, e këndshme, e mërzitshme, e shtruar). Zë (hap, çel, filloj, nis) bisedën. Ndërpres bisedën. Ndërroi bisedë. I dha fund bisedës. U këput filli i bisedës. E solli bisedën te...
- Fjalë a ligjëratë që mbahet përpara dëgjuesve për një teme ose për një çështje; trajtimi i një problemi me pyetje e përgjigje a me shkëmbim mendimesh ndërmjet pjesëmarrësve. Bisedë politike (shkencore, letrare). Bisedë në radio. Bisedë me një shkrimtar. Bëri (organizoi) një bisedë.
- Metodë e punës mësimore në shkollë, sipas së cilës mësuesi, gjatë shpjegimit të njohurive të reja, me qëllim që ato të përvetësohen edhe më mirë, tërheq edhe nxënësit që të flasin. Bisedë paraprake (hyrëse, përforcuese). Bisedë e lirë. Bisedë kontrolli. Metoda e bisedës.
- Bisedë pas bisede pasi biseduam për një kohë të gjatë për disa çështje, fjalë pas fjale.[1]
Sinonime
[redaktoni]ngroht
Fjalë të prejardhurajorida
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]
|
|
|
Referenca
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0