qen
Appearance
(Përcjellë nga qeni)
Qen j sharrrit
[redaktoni]Emër
[redaktoni]qen m. (sh. qen, një. e shq. qeni, sh. i shq. qentë)
- (Zoologji) kafshë gjitare shtëpiake, mishngrënëse, me trup mesatar, që ka nuhatje shumë të mirë, që afrohet shpejt me njeriun dhe që mbahet për të ruajtur shtëpinë, bagëtinë etj., për gjah e për punë të tjera.
- Qen i bardhë (i zi). Qen gjuetie langua, zagar. Qen kufiri. Qen race. Qen rrugësh. Tufë qensh. Kasollja e qenit. Qeni leh (angullin, kuit). E hëngri (e kafshoi) qeni. Lidh (lëshoj) qenin. Mbaj qen. I lëshoi qentë nga pas. Jetë qeni jetesë shumë e keqe. Gjumë qeni gjumë i keq, me shqetësime të shumta. Gjellë qensh ushqim i gatuar shumë keq, gjellë pa shije. Not qeni not duke lëvizur me shpejtësi brenda në ujë duart të përkulura përpara gjoksit. Dridhet si qen dridhet shumë (nga të ftohtët ose nga frika). Rron si qen jeton shumë keq. Hahen (zihen) si qentë. E la (e braktisi) si qen rrugëve.
- (fig. shar). Njeri i keq, i pabesë dhe shumë i ulët. Qen i pabesë. Qentë fashistë. Qeni i qenit. Qen bir qeni njeri i keq që rrjedh nga prindër të këqij. Ia tregoj unë, qenit. Qenit tregoji shkopin. fj. u. Qenit iu bëj qen fj. u.
- Bukë qeni shih te bukë, ~a. Punon si qen punon jashtë mase e në kushte shumë të vështira. Qen bahçevani (kopshti, kopshtari) shih te kopsht,~i. Qen besnik i dikujt shih te besnik,~e. Qen me kreshta (me gjemba) keq. shih te kreshtë,~a. Qen rojë shih te rojë,~a. Qen i rrahur shih te rrahur (i,e). Qen rrugësh (sokaku, zorrësh, sallhaneje) mospërf. njeri pa vlerë, që endet poshtë e përpjetë pa punë. Stan pa qen shih te stan,~i. Vdiq si qen vdiq në mes vuajtjesh e mundimesh pa pasur njeri pranë. Erdhën (ikën, shkuan) me qen (me kuç) e me mace (me maç) shih te kuç,~i. është për t'ua hedhur qenve shih te hedh. është qen i punës punon me ngulm, s'i ndahet punës. Dhjamë (gjalpë, djathë i mirë) në lëkurë të qenit gjë e mirë në vend të keq, plaçkë e mirë në duar të këqija. S’ia ha qeni shkopin është shumë i zgjuar e i zoti, nuk ia hedh dot njeri. Ha qen e shpend s'lë gjë pa ngrënë, ha gjithçka, përlan çdo gjë, të than tepsi e sini. Ka sa të hanë qentë (lopët) thjeshtligj. shih te ha. Kapi (zuri) qeni një lepër mospërf., iron. rastisi një herë, një gjë që rastis një herë, nuk është tregues për diçka të përgjithshme. Kapardiset si qeni në qerre fryhet shumë, mbahet si gjeli majë plehut. S’kishte ku e zinte (e kapte) qeni dikë ishte zhele-zhele, ishte i zhveshur e i zbathur; ishte shumë i varfër e i këputur. Lehin si qentë në hënëz (në hënë) keq. shih te hënëz,~a. Luante qeni i kallajxhiut shih te kallajxhi,~u. Luan si qeni me leckë me dikë bën si të dojë me dikë, s'e bën për asgjë, s'e vlerëson fare.
- Ka mbetur si qeni në qerre
- a) është dobësuar shumë sa mezi lëviz këmbët; dergjet nga sëmundja;
- b) është shastisur e hutuar fare dhe nuk vlen për ndonjë punë. S'e njeh qeni të zotin është rrëmujë e madhe, s'e njeh i pari të dytin. Si qeni i lëshuar nga zinxhiri shih te zinxhir,~i. E ruan si qeni mishin (si qeni mëlçitë) iron. nuk ia ndan sytë, nuk i ndahet, i është qepur këmba-këmbës (thuhet për dikë që kërkon të zhvatë medoemos diçka nga një tjetër). Rri si qen i dëbuar keq. shih te dëbuar (i,e). Shkoi (vajti) për dhjamë qeni shih te dhjamë,~i. Shkojnë si qeni me macen shkojnë shumë keq njëri me tjetrin, zihen vazhdimisht. Shkoi (u vra) si qeni në vresht (në rrush) u vra ose pësoi diçka të keqe krejt rastësisht, pa asnjë shkak. I them qenit qen i vë të ligut emrin që duhet, e quaj të ligun me emrin e vet. Vajti (u fut, ra) në gojë të qenit e futi veten në rrezik. Zihen (hahen) si qentë në garroq shih te GARROQ,~I. Bleu qen dhe i doli këlysh shih te këlysh,~i. Qeni leh atje ku ha fj. u. keq. thuhet kur dikush mban pa të drejtë anën e atij, nga i cili ka përftime. Sikur qeni qepën të hajë! shih te qepë, ~a. Kujto (zër në gojë) qenin, rrëmbe (bëj gati) shkopin fj. u. thuhet kur dikush vjen sapo ia kemi përmendur emrin. Ku leh qen e ku del tym, ku bën daullja bum iron. atje ku ka dasmë e aheng, atje shkon (për një njeri, të cilit i pëlqen të bredhë derë me derë e festë me festë). Qeni që leh nuk të ha (nuk të kafshon); fj. u. shih te leh. Kush fle me qenin (me qentë), ngrihet me pleshta fj. u. po të shoqërohesh me njerëz të këqij, do të marrësh veset e tyre; më thuaj me kë rri, të të them se cili je. Qentë le të lehin, karvani shkon përpara fj.u. shih te leh. Bar qeni lot. shih te bari I. Dhëmbët e qenit shih te dhëmb,~I 1. Kërpudhë qeni bot. shih te kërpudhë,~a. Lule qeni bot. shih te lule,~ja. Trofta e qenit fulterëz. Kopër qeni bot.maraskë.
Etimologjia
[redaktoni]Prononcimi
[redaktoni]Dominanca e gjuhëve është marr sipas numrit të postimeve në Wikipedia, pra gjuhët me më shum postime jan marrë si gjuhë më dominante.</sm<ll>
|
|
Fjalë rrjedhëse
[redaktoni]
Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0