Jump to content

peshkaqen

Nga Wiktionary

PESHKAQEN m.

  • 1. zool. Peshk deti grabitqar, me trup të madh, të fuqishëm e të mbuluar me lëkurë të ashpër, me gojë të lakuar si hark në pjesën e poshtme dhe me dhëmbë të fortë e të mprehtë. Peshkaqeni i bardhë. Mish (dhjamë) peshkaqeni. E hëngrën peshkaqenët. E ka qarë rrjetën e peshkaqenit. Gjuajtën (zunë) peshkaqenë.
  • 2. fig. Njeri grabitqar e i pamëshirshëm që sulmon të tjerët dhe i shfrytëzon egërsisht; ai që pasurohet duke shfrytëzuar pa mëshirë të tjerat ose duke bërë luftëra grabitqare; pushtues i huaj imperialist, shfrytëzues. Peshkaqenët kapitalistë. Peshkaqenët e imperializmit botëror. Peshkaqenët e bursës.