këlysh

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

KËLYSH m.

  • 1. Pjella e vogël e një gjitari mishngrënës (si qeni, macja etj.), mishi i të cilit zakonisht nuk hahet; pjella e një kafshe derisa bëhet disaditëshe ose disamuajshe. Këlysh bushtre (maceje, miu). Këlysh gomari. Këlysh lepuri. Bëri katër këlyshë. I nxori këlyshët.
  • 2. fig. keq. Fëmijë që lind nga prindër të këqij e të pandershëm.
  • 3. fig. shar. Pjellë e keqe, shërbëtor i ndyrë i dikujt. Këlysh i fashizmit (i imperializmit).
  • 4. Secili nga filizat e rinj që lëshon një bimë afër rrënjës; degë që del afër rrënjës së misrit dhe nuk zë kalli, çatall misri. Këlysh i rrënjëzuar. Ka nxjerrë (ka lëshuar) këlyshë. Ndërroj këlyshin. Shtohet me këlyshë (për agaven etj.). Tëharr (krasit) këlyshët.
  • 5. zakon. Çibanë të vegjël që dalin rreth një lunge; degëzime që lëshon një tumor i keq.
  • 6. Degëzim i një kanali a i një vije uji; secila nga degët e një vije që shpërndan ujin në arë kur ujitin.
  • Këlyshë sokaku shih te SOKAK,~U. Bleu qen dhe i doli këlysh nuk i doli ashtu si e mendonte, i doli më pak a më keq seç e priste.