avull

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

avull m. sh. -

Avulli krijojn lagështinë
  1. Gaz që del nga uji kur nxehet shumë; gaz që formohet nga disa lëndë kur valojnë. Avull i nxehtë. Avull i mbingopur. Avuj uji. Avuj plumbi (zhive). Kazan avulli. Banjë avulli. Fuqia (trysnia) e avullit. Makinë me avull. Anije me avull. Ngrohje me avull. Punon me avull. Lëshon (nxjerr) avull. Bëhet avull. Kthehet në avull.
  2. Mjegull e hollë, e cila formohet nga pikla uji shumë të vogla, që ngrihen nga trupa të lagësht, nga toka etj. Avujt e tokës. Ngrihen avuj. Nxjerr avull nga goja.
  3. Valë e nxehtë ajri të lagësht; ajër i nxehtë që vjen nga trupat me temperaturë të lartë, afsh i nxehtë. Avulli i sobës. Avulli i etheve. Lëshon avull. Marr një avull pranë zjarrit. I hipi një avull.
  4. Sëmundje që u bie disa pemëve kur pas shiut vjen menjëherë të nxehtë i madh dhe që u kalb rrënjët e u rrëzon gjethet. I ra avulli rrushit.
  5. fig. bised. Zjarr i brendshëm, afsh. Flet me avull. E merr me avull të madh. I kaloi avulli.
  6. përd. mb. I nxehtë, shumë i ngrohtë. U bë dhoma avull. Jam avull nga ethet.
  • Marr avull nxehem, zemërohem. Ia marr avullin e njoh mirë diçka a dikë; ia marr dorën. Ia mori avullin dikujt e mundoi shumë, ia mori frymën, ia mori shpirtin. Më çon zemra avull për diçka digjem nga dëshira për të bërë diçka, me digjet zemra. Më del avull aga koka jam në telash të madh, më zien koka, më del tym nga koka. I hipi një avull në kokë i hipi zemërimi, u nxeh, i shkrepi në kokë.[1]

Fjalë rrjedhëse[redaktoni]

Në gjuhët tjera[redaktoni]


Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0