gaz

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

GAZ I m.

1. Trup zakonisht pa ngjyrë e i padukshëm, që në trysninë dhe në temperaturën e zakonshme është në një gjendje fizike si ajri a si avulli dhe përhapet lehtë e mbush plotësisht çdo hapësirë; lëndë e tillë që del nga nëntoka dhe përdoret për djegie a për ndriçim; lëndë e tillë që çlirohet nga disa trupa; lëndë e tillë që dëmton a helmon organizmin. Gaz i rrallë (fisnik). Gaz i thatë (i lëngshëm). Gaz i plogët gaz që nuk bashkëvepron a nuk lidhet kimikisht me lëndë të tjera. Gaz karbonik. Gaz sulfuror. Gaz metan. Gaz natyror. Gaz i djegshëm (ndriçues). Gaz lotsjellës (helmues). Gazrat e naftës. Gazi i minierave (i kënetave). Gaz pa ngjyrë (me ngjyrë). Vetitë e gazit. Lëngështimi i gazit. Shkëmbimi i gazeve. Dhoma e gazit dhomë ku fashistët dhe imperialistët mbytin të burgosurit a robërit e luftës me gaz helmues. Ujë me gaz. Balonë me gaz. Stufë me gaz. Ngrohje me gaz. Bombë me gaz. Mbush me gaz. Punon me gaz.

2. Lënda djegëse e lëngët (benzinë, naftë etj.) e cila futet në trajtë piklash në motorët e ndryshëm dhe digjet aty për t'i vënë këta në lëvizje. I jap gaz (i pakësoj gazin) motorit. Shkel gazin shkel një këmbëz të posaçme për t'i dhënë motorit të automjetit më shumë lëndë djegëse.

3. vet. sh.. ~RA,. ~RAT. Lëndë në trajtë të gaztë që dalin nga stomaku a nga zonët. Gazrat e stomakut ( e zorrëve). Ka gazra.

4. bised., vjet. Vajguri. Llambë (kandil) me gaz. Enë për gaz.

5. krahin. Bishtuk me vajguri. Ndez (shuaj) gazin.

  • Ia shkeli gazin thjeshtligj. shih te SHKEL.


GAZ II m.

1. Ndjenjë gëzimi e kënaqësie; gjendje e gëzueshme; gëzim. Gaz i madh (i papërshkrueshëm). Gazi i punës (i fitores). Lot gazi. Gjithë (plot) gaz e hare. Ndien gaz. Këndon me gaz. Fluturonte nga gazi. I sjell gaz. E kemi për gaz të vdesim për vendin tonë.

2. Të qeshura të forta e me zë të lartë që shprehin gëzim; e qeshur. Me buzë në gaz (me gaz në buzë) duke qeshur, me gëzim, buzagaz. Shkrihet (shkulet, vdes, fiket) gazit qesh me të madhe. Mbaj gazin. Krisi (pushoi) gazi. Ia plasi gazit. I hipi gazi. Vë (çoj, shpie, bëj) buzën në gaz qesh pakë, buzëqesh. Iu tha gazi në buzë pushoi menjëherë së qeshuri nga diçka e papëlqyer që i erdhi papritur.

3. edhe sh.~E, ~ET. Ngjarje e shënuar që i sjell njeriut gëzim e kënaqësi, rast i gëzueshëm; festimi i kësaj ngjarjeje; gëzim. Gazi i parë (i fundit). Gaz për derë! ur. Për gaz e për të mira! ur. Gaz paç! ur. Qoftë për gaz! ur. U mblodhën për gaz (për gazin e fëmijës). Kemi shumë gaze përpara.

4. bised. Dikush a diçka që na sjell gëzim e kënaqësi të veçantë. Gazi i zemrës (i prindërve, i nënës). Ai është gazi i shtëpisë.

5. Shaka, tallje, hoka; shpoti. Bën gaz me shokët. Vënë gaz dikë. E pati me (për) gaz. Foli për gaz. U bë për gaz. U bë gazi i botës (i dheut, i shoqërisë).

6. vjet. Qejf, zbavitje, dëfrim. Udhëtonte për gaz e jo për punë.

7. bised. Çifti që martohet (dhëndri dhe nusja). Gazi të trashëgohet! ur.