mjegull
Appearance
MJEGULL f.
- 1. Grumbull avujsh të dendur e të ftohtë, që formohen zakonisht në vise të ulëta, në gryka malesh etj. nga pika shumë të imëta dhe që qëndrojnë mbi tokë si tym i patejdukshëm. Mjegull e dendur (e trashë, e hollë). Mjegull e bardhë. Mjegull deti. Mjegulla e mëngjesit. Shtresa mjegulle. Ra mjegulla. Nuk shihet nga mjegulla. Ujku mjegull do (kërkon). fj. u.
- 2. Diçka si perde ose si tym që pengon a vështirëson të parët. Ka një mjegull në sy i janë veshur sytë nuk sheh qartë. I kanë zënë sytë mjegull.
- 3. fig. Paqartësi a turbullirë në mendime, në qëllime etj.; gjendje e paqartë, e errët; errësirë. Në mjegullën e lashtësisë. Çanë mjegullën e shekujve. Ka mjegull në kokë. E pllakosi një mjegull dyshimesh.
- 4. bot. Sëmundja e hithit; mykëz.
- Si në (nëpër) mjegull (nëpër tym) turbull, jo qartë; si në ëndërr, si nëpër të. Iku (doli) tym e mjegull iku me rrëmbim, doli furishëm. Mbeti si rosa në mjegull shih te ROS/Ë,~A.