artikull

Nga Wiktionary

artikull m. sh.

  1. Shkrim me përmbajtje publicistike a shkencore, që trajton një çështje të caktuar dhe që botohet në një gazetë, në një revistë ose në një përmbledhje. Artikull kryesor. Artikull kritik (shkencor, informativ). Artikull përkujtimor. Artikull gazete. Autori (titulli) i artikullit. Përmbledhje artikujsh. Shkruaj (botoj) një artikull.
  2. Ndarje në një fjalor, që përfshin fjalën titull, shpjegimet dhe të gjitha të dhënat e tjera për të. Artikujt e fjalorit. Artikulli për fjalën...
  3. drejt. shih nen,~i. Artikulli i parë i ligjit.

artikull m. sh.

  1. Lloj prodhimi, malli a sendi, i caktuar për t'u shitur. Artikuj industrialë (ushqimorë). Artikuj shkollorë (kulturorë, sportive). Artikuj të ndryshëm. Artikuj ndërtimi. Artikuj të përdorimit të gjerë. Artikuj për fëmijë. Lista e artikujve. Prodhoi një artikull të ri.[1]

Në gjuhët tjera[redaktoni]

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0