Jump to content

lloj

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

lloj m.

  1. Tërësia e qenieve ose e sendeve, që formojnë një grup sipas tipareve të përbashkëta dhe dallohen nga qeniet ose sendet e tjera; grup qeniesh, sendesh ose dukurish me të njëjtat veti a tipare, grup sendesh të një cilësie; fare, soj. Lloj druri. Lloj duhani. Letër e këtij lloji. Llojet e sporteve. Lloj leshi (pambuku). Lloj stofi.
  2. Natyra e veçantë e diçkaje; mënyra si kryhet një veprim a një veprimtari; dallimi i një dukurie, që merret si tip. Lloji i punimeve. Lloji i punës. Lloji i fajit. Lloji i kërcimit. Llojet e kapjes (e kalimeve). Gjeti një lloj tjetër zgjidhjeje.
  3. biol. Njësia bazë e botës bimore e shtazore, e cila përfshin bimë ose kafshë që i kanë të përbashkëta tiparet kryesore morfologjike, fiziologjike dhe ekologjike. Llojet e gjinisë. Prejardhja (origjina) e llojeve.
  4. let., art. Nënndarje e gjinive artistike, e cila përfshin vepra që dallohen nga disa veçori të caktuara të brendisë e të formës. Llojet e epikës (e dramatikës, e lirikës). Romani është një nga llojet e epikës.