mall
Appearance
Shqip
[redaktoni]Mall
I m. - Dhembje e thellë shpirtërore e trishtim që ndjejmë për dikë a për diçka që ndodhet larg nesh; dëshirë e fortë për t'u kthyer përsëri në një vend që s'e harrojmë kurrë, për të takuar një njeri të dashur që është larguar, për tërijetuar edhe një herë si dikur ose për t'u marrë përsëri me diçka që na ka pëlqyer shumë. Me mall të madh. Malli për atdhe. Malli i nënës (i motrës). Kishte mall për prindërit (për fshatin, për shtëpinë, për gurët e sokakut). Kam mall për ato vite. Kishte mall t'i hipte kalit (të ngiste qetë). Më merr (më zë, më kap) malli për dikë a për diçka.
- Sa për mall sa për qejf, sa për të nxjerrë mallin. Është për mall diçka është shumë e mirë a shumë e bukur, është diçka që ta do zemra gjithnjë. E kishte për mall dikë a diçka e donte shumë, e kishte për zemër. Do t'i kesh mallin dikujt a diçkaje do ta kërkosh e nuk do ta gjesh më (thuhet kur dikush nuk e vlerëson si duhet dikë a diçka kur e ka). Më nxjerr (më heq) mallin e dikujt a të diçkaje shih te nxjerr 28. S'e ha malli për dikë a për diçka iron. nuk shqetësohet fare, as që bëhet merak për dikë a për diçka, aq i bën. Nuk më merr malli për dikë mospërf. nuk dua të di fare për të, nuk dua t'ia shoh fytyrën. E preu malli (barku) për dikë a për diçka iron. shih te pres I. Rrallë e për mall shih te rrallë 2. E bën nga halli e jo nga malli shih te hall, ~i.
II m.sh. -
- ek. Produkt i punës, që plotëson një nevojë të njeriut dhe që prodhohet për t'u këmbyer ose për t'u shitur; send i prodhuar për t'u shitur. Mall i mir ë(i lirë, i shtrenjtë). Mallra ushqimore (industriale). Mall shqiptar (i huaj). Mallra të përdorimit të gjerë. Depo mallrash. Tren (vagon) mallrash. Agjencia e mallrave. Shitja (blerja) e mallrave. Prodhimi i mallrave. Sasia (cilësia) e mallrave.
- bised. Pasuri, kryesisht e patundshme, që mund të shitet ose të blihet; pasuri private, shoqërore a shtetërore. Mall belik. vjet. pasuri shtetërore. Mall i trashëguar. Mall e gjë. Malli i shtëpisë. Është malli i shtetit (i kooperativës). I zoti i mallit. Kishte shumë mall e para. E hëngri (e shtoi) mallin. Shinte në mallin e botës (si në mallin e vet, si në mallin e babait).
- bised. mospërf. Njeri ose send pa vlerë a pa rëndësi. E njoh mirë se çfarë malli është ai. Këto fjalë s`janë të tuat, janë mall i tjetërkujt. Mall bajat.
- Mall belik mall pa zot, diçka e lënë pa rojë e pa kujdesie. Mall pa zot diçka, për të cilën s'kujdeset askush, diçka me të cilën gjithkush mund të bëjë ç'të dojë. S'e bëj mall dikë a diçka s`i jap rëndësi, s'e vë në hesap. Nuk ia dinte skajin mallit (pasurisë) shih te skaj,~i.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Shqiptimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë të prejardhura
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0