gazetë
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]gazetë f. sh. -
- Botim i përditshëm ose periodik në shumë kopje, me dy a disa fletë më të mëdha se ato të librave, që përmban artikuj a shkrime për një fushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore ose për fusha të ndryshme të jetës politike, ekonomike, shoqërore e kulturore, si edhe lajme për ngjarjet më të rëndësishme të ditës, të javës etj.; një kopje nga ky botim. Gazetë qendrore (lokale). Gazetë e përditshme (e përjavshme). Gazetë e huaj. Gazeta zyrtare botim periodik, në të cilin shtypen ligjet dhe vendimet e urdhëresat e qeverisë. Korrespondentët e gazetës. Shpërndarësi i gazetave. E mori (e ka) gazeta. Blej (lexoj) gazetën. Shkruaj (botoj) në gazetë. Pajtohem në gazetë.
- bised. Redaksia që nxjerr këtë botim; zyra dhe ndërtesa ku është vendosur kjo redaksi. I shkruaj (i drejtohem) gazetës. Punoj në gazetë. I dërguari i gazetës.
- Gazetë folëse program i shkurtër me lajme nga prodhimi dhe nga veprimtaria politike e kulturore e kolektivit, që jepet nëpërmjet qendrës së zërit në një ndërmarrje ose në një aksion. Gazetë muri, botim që nxjerr një kolektiv a një organizatë në një ndërmarrje, në një institucion, në një shkollë etj., që përmban shkrime për çështje të ndryshme të jetës së saj dhe që varet në mur. Gazetë xhepi, organ politik luftarak e letrar, me fletë të vogla, që botonte një njësi e madhe partizane gjatë Luftës Nacionalçlirimtare dhe që lexohej duke kaluar dorë më dorë.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Shqiptimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë të prejardhura
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0