afërt
Appearance
Shqip
[redaktoni]afërt mb.
- Që ndodhet në largësi të vogël nga diçka tjetër, që është pranë, afër diçkaje; fqinjë; kund. i largët. Fshatra të afërta. Shtëpi (rrugë) të afërta.
- Që e ndan pak kohë nga një çast i caktuar; që do të vijë pas pak kohe, që do të ndodhë së shpejti ose që ka qenë para pak kohe; kund. i largët. E ardhmja (e kaluara) e afërt. Detyrat e afërta. Qëllimi i afërt. Mbledhja e afërt. Në ditët e afërta.
- shih afërm(e)1. Njerëzit e afërt.
- Që ka marrëdhënie të ngrohta e të çiltra me dikë, i dashur e i përzemërt; që bën pjesë në rrethin e ngushtë të dikujt, që ka fituar besimin e dikujt, i lidhur ngushtë me dikë. Shok (mik) i afërt. Bashkëpunëtor i afërt. Tregohem i afërt me dikë.
- Që ka përmbajtje ose tipare të ngjashme me një tjetër. Mendime (pikëpamje) të afërta. Qëllime të afërta. Degë (shkenca) të afërta. Fjalë me kuptime të afërta.
- gjuh. Që ka prejardhje të përbashkët me një tjetër. Gjuhë të afërta.
- Që afrohet nga madhësia ose nga vlera me një tjetër. Shuma të afërta. Dy numra të afërt. Përfundime të afërta.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Prononcimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Fjalë rrjedhëse
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0