afër

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

afër ndaj.

  1. Në largësi të vogël nga diçka tjetër, pranë; kund. larg. Afër e afër shumë pranë, ngjitur. Aty afër. E kam afër. Rri afër. Bie me afër.
  2. Pas pak kohe, pa kaluar shumë kohë, së shpejti; jo shumë kohë përpara; kund. larg. Tashti afër. Është afër dita kur...
  3. Me lidhje gjaku ose me lidhje familjare të ngushta; kund. larg. Është afër me të. Bien afër.
  4. Pa ndonjë dallim të madh nga dikush a nga diçka tjetër, me tipare të ngjashme me të; kund. larg. Janë afër njëri-tjetrit. Qëndrojnë afër.
  5. Afërsisht. Aty afër aty rrotull.
  6. (fig.) Drejtpërsëdrejti; duke i qëndruar pranë, me kujdes e vëmendje të veçantë; kund. larg. Shoh nga afër. Drejton nga afër. Ndiej nga afër. Kam (mbaj) afër dikë. I rri (i qëndroj) afër. I gjendet afër.

afër parafj.

  1. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore, që shënon vendin, sendin ose njeriun pranë të cilit gjendet dikush a diçka, kryhet një veprim ose drejt të cilit shkon a lëviz dikush a diçka. Afër nesh. Afër shtëpisë (lumit).
  2. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore, që tregon kohën pak çaste para së cilës kryhet një veprim, ndaj. Afër mbrëmjes (mëngjesit). Afër dimrit. Afër të pesëdhjetave.

afër pj.

  1. Pak a shumë, rreth, afërsisht. Afër njëzet ditë. Peshon afër dy kuintalë. Merr afër dyqind veta.

Është afër mendsh (mendjes) kuptohet vetvetiu; është fare e qartë. Është më afër mendsh (mendjes) ka me shumë të ngjarë, është më e mundshme. Është me afër dera se qilari fj. u. shih derë[1]

Etimologjia[redaktoni]

Prononcimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

pranë

Fjalë rrjedhëse[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

larg

Në gjuhë tjera[redaktoni]


Anglisht - near
Gjermanisht
Frëngjisht
Polonisht
Japonisht
Hollandisht
Italisht
Suedisht
Portugalisht
Spanisht
Kroatisht
Norvegjishte e re
Arabisht
Greqisht
Boshnjakisht

Rusisht
Kinezisht
Finlandishte
Norvegjisht
Esperanto
Danisht
Sllovakisht
Hebraisht
Çekisht
Hungarisht
Luksemburgisht
Maqedonisht
Latinisht
Serbo-kroatishte
Austrishte

Rumanisht
Katalanisht
Serbisht
Sllovenisht
Indonezisht
Bullgarisht
Turqisht
Ukrainisht
Lituanisht
Koreanisht
Bjellorusisht
Irlandisht
Venecianisht
Interlingua
Anglishte e thjeshtë

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0