Jump to content

tjetër

Nga Wiktionary

TJETËR pakuf.

  • 1. I të njëjtit lloj me atë që na është dhënë a që kemi, por jo ky që kam; i po kësaj klase, por që s'është ose s'është ndonjëri nga ne. Mori një libër tjetër. Shkoi në dhomën tjetër. U fsheh në një vend tjetër. Ma tha një burrë tjetër. Do të vij një ditë tjetër. S'ka të tjerë, janë të gjithë.
  • 2. kryes. Që mbeten nga një numër frymorësh a sendesh të një klase, veç atij pse atyre që përmendëm. Dy djem kanë filluar punën, kurse fëmijët e tjerë venë në shkollë. Lepuri tjetër mbeti në vend. S'na mbeti gjë tjetër, veçse të urojmë që.. . S'kisha gjë tjetër për të shtuar.
  • 3. Që vjen menjëherë pas këtij, që ndjek nga rendi këtë të fundit, vijues, ndjekës, pasues. Një çështje tjetër për shqyrtim. Pika tjetër e rendit të ditës. Orën (ditën, javën, muajin, vitin) tjetër. Herën tjetër. Radhën tjetër.
  • 4. I ndryshëm nga qenia a nga sendi që përmendim, jo i tillë si ky që kemi, i ndryshëm nga ky. Ngjyrë tjetër. Natyrë tjetër. Ka karakter tjetër. Kjo është diçka tjetër. Tjetër njeri qenka ky. U bë tjetër vajzë. Kam një mendim tjetër për këtë çështje. Është tjetër punë ajo. Ishte kohë tjetër. Si më tjetër duket ky. A ka mendim (propozim) tjetër? E përmblodhi me fjalë të tjera.
  • 5. Që është në anën e kundërt ose të përkundërt; a përballë; i anës matanë; i përkundërt, i kundërt (edhe fig.). Në anën (në bregun, në krahun) tjetër. Ana tjetër e çështjes. Nga ana tjetër, duhet pasur parasysh se...
  • 6. përd. em. sipas kuptimeve të përemrit të pakufishëm. Tjetra u thye. S'do t'ia dijë tjetri fare. Të tjerë u ngjitën lart. Ai tjetri është i mirë. Merr edhe një tjetër. Ca të tjerë hidhnin valle. Kujdesu për tjetrin. U bë shok me një tjetër. Herë me njërin, herë me tjetrin. Vjen tjetri e të shqetëson kot! S'di ç'të thotë tjetri. Edhe ai si gjithë të tjerët.
  • Mbanë tjetër ndërm. shih te MBANË. Ndërmjet (midis) të tjerave.... (ndër të tjera. ... ) së bashku me ato që janë përmendur a që dihen, ndërmjet gjërave të po atij lloji. Përveç të tjerave.. . veç gjërave që dihen, veç disa gjërash, arsyesh etj. që s'ka nevojë t'i përmendim. Veç të tjerave shih te VEÇ. Del mbi të tjerët shih te DAL. Me fjalë të tjera.. shih te FJAL/Ë, ~A. Tjetër gjë shih te GJË, ~JA. Tjetër hesap (ai) shih te HESAP, ~I. Tjetër për tjetër krejt ndryshe. Ha bukë veç të tjerëve shih te VEÇ. Është në terezi tjetër shih te TEREZI, ~A. Mend për tjetër herë shih te MEND, ~ TË. E shoh me një sy tjetër e gjykoj ndryshe nga sa e gjykoja më parë, e vlerësoj ndryshe. Lodra bie për tjetër valle.