Jump to content

largët

Nga Wiktionary

LARGËT f.

  • Diçka që ndodhet larg nesh; diçka që nuk shihet a që nuk dëgjohet drejtpërdrejt; ajo që kuptohet e kapet më vështirë; kund. e afërme. Nga e afërmja tek e largëta.


LARGËT mb.

  • 1. Që gjendet ose që ndodh larg dikujt a diçkaje tjetër; që vjen ose që dëgjohet nga larg; që shtrihet shumë në hapësirë e të shpie larg, i gjatë; kund. i afërt. Fshatra (qytete) të largëta. Sende të largëta. Krahinë e largët. Mik i largët. Zë i largët. Jehonë (ushtimë) e largët. Udhë e largët.
  • 2. Që e ndan shumë kohë nga një çast i caktuar (në të kaluarën ose në të ardhmen), që ka qenë a ka ndodhur shumë kohë përpara një çasti të caktuar ose që do të vijë a do të ndodhë shumë kohë më pas; kund. i afërt. Në kohë të largëta. Në të kaluarën e largët. Në një të ardhme të largët. Ëndërr e largët. Qëllim i largët. Synime të largëta. Nuk është e largët dita kur...
  • 3. Që nuk ka lidhje gjaku ose lidhje familjare të ngushta me dikë; kund. i afërt. Njerëzit e largët. Kushëri i largët. Farefis i largët.
  • 4. Që nuk bën pjesë në rrethin e ngushtë të dikujt, që nuk ka fituar besimin e tij, që nuk është shumë i lidhur me të; që nuk ka marrëdhënie të ngrohta e të çiltra me dikë, jo i përzemërt. Njeri (shok) i largët. Tregohej i largët me të.
  • 5. Që ka përmbajtje ose tipare krejt të ndryshme nga një tjetër; që nuk ka prejardhje të përbashkët me një tjetër. Pikëpamje të largëta. Qëllime të largëta. Degë (shkenca) të largëta. Fjalë me kuptime të largëta. Gjuhë të largëta.
  • 6. Përd. em. m. sipas kuptimeve 3 e 4 të mbiemrit. U mblodhën të afërm e të largët.
  • Me qitje të largët libr. që synon larg, që ka qëllime të largëta.