ujë
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]ujë m. sh. -
- Lëng pa ngjyrë, pa erë, i përbërë nga oksigjeni dhe hidrogjeni, që bie si reshje, që mbush përrenjtë, lumenjtë, liqenet e detet dhe që përdoret për t’u pirë, për të larë etj. Ujë i ftohtë (i vakët, i ngrohtë, i valë). Ujë i pastër (i papastër, i kulluar, i turbullt). Ujë i mirë (i keq). Ujë i kripur (i njelmët) ujë që përmban kripë gjelle, ujë deti. Ujë i ëmbël ujë që nuk përmban kripë gjelle, ujë krojesh, lumenjsh etj. Ujë i pijshëm (i papijshëm). Ujë i lehtë (i butë) ujë që nuk përmban shumë kripëra gëlqerore. Ujë i rëndë (i fortë) ujë që përmban shumë kripëra gëlqerore. Ujë i gazuar ujë me gaz. Ujë i oksigjenuar ujë që ka dy atome oksigjeni në vend të një atomi. Ujë burimi. Ujë pusi. Ujë bore (shiu). Ujë pishe (ahu, lajthishte). Ujë grilli (guri). Ujë mali. Curril (çurkë) uji. Avull uji. Enë (kovë, gotë) uji. Qarkullimi i ujit. Një pikë ujë. Lug (koritë) për ujë. Pi ujë. I hedh ujë. Mbush ujë. Sjell(çoj) ujë. Shkoj për ujë. Pikon ujë. Pres ujin. Turbullon ujin. Laj (lahem) me ujë. Përziej (shtoj, tret) me ujë. I dha një gotë ujë. U dogja për ujë. Fut ujë barka (mushamaja). Uji lan gjithçka, veç faqen e zezë jo. fj. u
- Masa e këtij lëngu, që mbush lumenjtë, liqenet, detet etj.; vend, shtrat, hapësirë ku është grumbulluar a ku rrjedh ky lëng (pellg, liqen, det, lumë etj). Ujë i rrjedhshëm. Ujë i ndenjur (i fjetur, i amullt). Ujërat e brendshme (e jashtme). Ujëra tokësore (kombëtare, asnjanëse, bregdetare). Ujëra nëntokësore (sipërfaqësore, ndërshtresore). Ujëra natyrore. Ujëra të lundrueshme. Uji i lumit (i liqenit, i detit). Vijë uji. Rrymë uji. Pellg uji. Niveli i ujit. Sipërfaqja e ujit. Shkarkuesi i ujit. Ndërmarrja (drejtoria) e ujërave. Mulli me ujë. Tokë nën ujë tokë që në kushte natyrore mund të ujitet; tokë që nuk ujitet. Sportet e ujit. Lojëra në ujë. Buzë ujit. Nën (mbi) ujë. Kaluan (kapërcyen) një ujë. Hyri (u fut, u zhyt, u lëshua, u hodh) në ujë. Qëndron mbi ujë. Çan ujin. Doli nga uji. Ra (u ngrit) uji. Rrethohet me ujë. Çan ujin. Doli nga uji. Ra (u ngrit) uji. Rrethohet me ujë. E mori uji. E vë nën ujë (tokën) bëj punimet e nevojshme që të mund të ujitet një tokë. Humbi si guri në ujë (në lumë)
- Tretje e një lënde në këtë lëng, e cila përdoret për të pirë, për mjekim etj.; lëndë e përgatitur me këtë lëng. Ujë gëlqereje (çimentoje). Ujë trëndafili (karafili). Ujë dafine. Ujë klori. Ujë fiziologjik. mjek. tretësirë e kripës së gjellës ose e lëndëve të tjera, që i futet të sëmurit në gjak.
- kryes. sh. Lëng i tillë i përzier me kripëra minerale, që del nga toka dhe që përdoret për mjekim. Ujëra minerale. Ujëra të nxehta. Ujëra sulfurore.
- fig. keq. Diçka e tepërt, e panevojshme në një vepër, në një krijim etj. Teksti kishte shumë ujë. I hoqi ujin e tepërt.
- vet. sh. Batica dhe zbatica. Vijnë ujërat. Ikin ujërat.
- shih ujë ~t 2. Kanali i ujit. Fshikëza e ujit.
- Lëngu i një organizmi a i një bime. Ujërat e gruas. fiziol. lëngu që rrethon fëmijën gjatë barrës, që e mbron atë nga goditjet ose nga tronditjet dhe që del përpara lindjes. I mblodhi ujë gjuri (shpatulla). Ka marrë ujë në shpatull.
- Pjesë e dytë e një togfjalëshi, e cila përcakton emërtimet për disa kafshë dhe bimë që rrojnë e rriten në pellgje, lumenj, liqene, këneta e në det, si edhe për disa sende që treten në këtë lëng. Akrep uji. Breshkë uji. Gjarpër uji. Shpend uji. Korb uji. Plesht uji. Pulë uji. Fier uji. Kallam uji. Mëllagë uji. Bojëra uji.
- vet. sh. Ujëset; rrathët e trungut të pemës kur pritet për së gjeri. Mëndafsh me ujëra. Ujërat e trungut.
Mbiemër
[redaktoni]- përd. mb. Shumë i lagur, i qullur. U bë ujë në djersë. Jam ujë.
- përd. mb. fig. Që nuk është formuar e lidhur mirë ende, shumë i njomë. Është ujë akoma.
- përd. ndajf. Shumë mirë, rrjedhshëm; përmendsh. E di (e flet, e mësoi, e bëri) ujë diçka.
- shih ujë ~i. Ujët fle, hasmi s’fle. fj. u.
- euf. Jashtëqitje e njeriut. Ujët e hollë (e vogël) lëng që përftohet në veshkat, mblidhet në një fshikëz të posaçme dhe del jashtë nga organizmi. Ujët e trashë (e madh) jashtëqitjet nga zorra e trashë. Bën (derdh) ujët. I mbahet ujët nuk e bën dot ujët e hollë.
- Kalitja që i bëhet një vegle prej hekuri duke e zhytur në ujë mbasi e nxehim. I dha ujë (sëpatës, thikës). I doli ujët (sëpatës, thikës).
- I nxori ujët dikujt e shtrydhi mirë dikë; e shfrytëzoi deri në pikën e fundit. Si ujët e ftohtë shih te ftohtë(i,e). E mban (e ruan) si ujët e paktë shih te paktë(i, e). I hyri ujët (uji) nën rrogoz nën hasër shih te RROGOZ,~I. Ta shkon (ta çon, ta lëshon, ta fut, ta kalon) ujët (ujin) nën rrogoz (nën hasër, nën vete) shih te rrogoz,~i. Ujët e bekuar fet. ujë me borzilok që përdoret nga kisha ortodokse për shërbime të ndryshme fetare (në vendet ku vepron kjo kishë).[1]
Etimologjia
[redaktoni]
|
|
|
Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elekronik shpjegues FESH 1.0