ftohtë

Nga Wiktionary

FTOHTË f.

1. Gjendja kur ajri ka temperaturë të ulët, kohë e ftohtë, klimë e ftohtë, të ftohtët. Të ftohtat e mëdha. E ftohta e dimrit. Zuri e ftohta. I prishi e ftohta pemët.

2. shih FTOHTË,~T (të) 3. E ka nga e ftohta që ka marrë.


FTOHTË as.

1. Gjendja kur ajri ka temperaturë të ulët, kohë e ftohtë, klimë e ftohtë; mjedis që të mban ftohtë a që të bën të mërdhish; ftohtësi, kund. të ngrohtët; të nxehtët. Të ftohtë i madh. E duroj të ftohtët. Nuk do të ftohtë. Kam të ftohtë mërdhij.

2. Temperaturë e ulët që ka njeriu nga një sëmundje. Ka shumë të ftohtë.

3. Sëmundje që shkaktohet nga ftohja dhe që shfaqet te njerëzit ose te disa kafshë me pezmatim të pleurës së mushkërive, plevit; e ftohur. Ka marrë të ftohtë.


FTOHTË mb.

1. Që ka temperaturë të ulët, që ka ftohtësi; kund. i ngrohtë; i nxehtë. Ujë (ajër) i ftohtë. Rrymë e ftohtë. Tokë e ftohtë. Është i ftohtë.

2. Që e mban temperaturën të ulët, klimë ku njeriu mërdhin. Dhomë (sallë, zyrë, shtëpi) e ftohtë. Vend i ftohtë.

3. Që ka dalë prej kohe nga furra, që ka kohë që është zier ose është pjekur dhe nuk është më i ngrohtë (për bukën, gjellën etj.). Bukë (gjellë) e ftohtë. Byrek (mish) i ftohtë.

4. Që është me ngrica e me acar (për motin); që ka klimë me temperaturë shumë të ulët gjatë gjithë vitit (për vendet); që bën ftohtë. Mot (dimër) i ftohtë. Ditë (klimë) e ftohtë. Vende të ftohta.

5. Që e ka temperaturën e zakonshme më të ulët sesa trupi i njeriut (për gjakun e disa kafshëve). Kafshë me gjak të ftohtë.

6. fig. Që nuk tregohet i dashur a i përzemërt me njerëzit e tjerë, që nuk është i afrueshëm me të tjerët; që është shumë i përmbajtur në shfaqjen e ndjenjave; që sillet a vepron me mospërfillje ndaj dikujt a diçkaje, mospërfillës. Njeri i ftohtë.

7. fig. Që nuk ka a nuk shpreh ndjenja të ngrohta e miqësore; që bëhet pa dashuri e pa përzemërsi ose me mospërfillje. Pritje (sjellje) e ftohtë. Qëndrim (vështrim) i ftohtë. Mjedis i ftohtë. Letër (bisedë, përgjigje) e ftohtë. Takim i ftohtë.

8. fig. Që nuk të tërheq e nuk të ngjall ndonjë ndjenjë, që nuk të prek shqisat a ndjenjat. Ngjyra të ftohta. Përshkrim i ftohtë.

9. tek. Që bëhet në temperaturë të ulët. Përpunimi i ftohtë i metaleve.

  • Armë e ftohtë (e bardhë) armë që pret ose shpon dhe që përdoret zakonisht në luftimet trup me trup (si shpata, bajoneta, thika. etj.). Hallvë e ftohtë keq. shih te HALLV/Ë,~A. Luftë e ftohtë shih te LUFT/Ë,~A 3. Sëmundja e ftohtë euf. tifoja. Me gjak (me gjykim) të ftohtë me gjakftohtësi. E pafsha të ftohtë! mallk. vdektë! Si ujët e ftohtë me dëshirë te madhe; me padurim; si ujët e pakët. E bëri për ujë të ftohtë dikë shih tek UJ/Ë,~I. I bien (i shkojnë, i dalin, e mbulojnë) djersë të ftohta është në gjendje shumë të vështirë, e ndien veten shumë ngushtë (kur dikë e qortojnë ose e dënojnë për një gabim a faj, kur e vëmë përpara përgjegjësisë etj;). E ka barkun (zemrën) të ftohtë ka shpresa të pakta, nuk beson shumë se do të bëhet diçka. I ka qiqrat të ftohta me dikë ka marrëdhënie të këqija me dikë; nuk shkon mirë me të.


FTOHTË ndajf.

1. Me temperaturë të ulët, me acar e me thëllim (për motin dhe për mjedisin). Bën ftohtë. Ishte (shumë) ftohtë.

2. Në temperaturë të ulët, sa ndiej të ftohtë. Jemi shumë ftohtë këtu! Të mbajnë ftohtë këto rroba.

3. fig. Pa përzemërsi e pa dashuri, jo miqësisht; me mospërfillje, në mënyrë të ftohtë, me ftohtësi. E priti ftohtë. Sillej ftohtë. E përshëndeti ftohtë. I rri ftohtë dikujt.