lëng
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]lëng m.
- fiz. Lëndë që nuk ka formë të përcaktuar, sepse ka veti të rrjedhë e të marrë formën e enës ku ndodhet dhe që përfaqëson një nga tri gjendjet kryesore të trupave (duke u dalluar nga trupat e ngurtë e të gaztë). Lëngjet dhe gazet. Uji është një lëng pa ngjyrë.
- Pjesa e ujshme brenda qelizave, indeve a organizmave bimore e shtazore; pjesa e ujshme që del kur shtrydhim pemët e perimet ose kur ziejmë barishtet, mishin etj.; çdo ushqim i ujshëm. Lëngu qelizor (indor). Lëngu gastrik. Lëng pemësh (frutash, perimesh). Lëng rrushi (molle, qershie, portokalli, limoni, domatesh, karotash). Lëng pishe. Lëng gruri (orizi). Lëng mishi. Mish me lëng. E këshilluan të pijë sa më shumë lëngje. Nxjerr (lëshon) lëng.
- Përzierja e hollë e një trupi të ngurtë në ujë ose në një lëndë tjetër të ujshme; diçka e ujshme. Lëng larës (pastrues). Lëng djegës (helmues). Lëng qelqor (xhami). Lëng gëlqereje.
- bised. Lagështia që mban toka, vlagë. Ka lëng toka. Ara është në lëngun e vet. Toka është tul e lëng toka është shumë e mirë, shumë pjellore.
- fig. bised. Plëng, mall e gjë, pasuri. Kishte zënë lëng? Kishin shumë lëng. Me lëng e me plëng me gjithçka kishte, me të gjitha, me laçkë e me plaçkë.
- fig. bised. Diçka e mirë, e këndshme e tërheqëse që ka dikush a diçka, lezet, kripë, hijeshi; bukuri; vlerë, bulmet. Njeri pa lëng. Fjalë (muhabet) pa lëng. S'ka (fare) lëng. Nuk ka pikë lëngu. I doli lëngu i doli kripa, u bë si i shpëlarë, e humbi lezetin; e humbi vlerën.
- krahin. Hirrë qumështi. Pinte lëng.
- U bë lëng u lag shumë, u bë qull. Lëng ndërlak a gjë fare pa rëndësi, diçka fare pa vlerë. Lëng gështenjash shih te GËSHTENJË,~ A. Lëng groshe mospërf shih te GROSH/E, ~A. Lëng (farë) hardalli iron. shih te HARDALL, ~ I. Lëng stërlëngu (lëng pas lëngu) mospërf shumë i largët nga lidhjet e gjakut ose nga lidhjet e tjera. Ia ka pirë lëngun dikujt mospërf. shih te PI. M'u bë gjaku lëng (ujë) shih tek UJ/Ë, ~ I. Heq (vuan) lëngun (të zitë) e ullirit shih tek ULLI, ~ RI. Lahet me lingun e vet është njëfarësoj, s'është as i mirë as i keq (për një bagëti). Më lëshon (më rrjedh, më shkon) goja lëng kam shumë dëshirë për diçka, më pëlqen shumë diçka. E luan gishtin e lëngut (e shëllirës) dikush shih te LUAJ. Ka marrë lëng nën bisht dikush ka marrë tepër hov, është azdisur dhe zor se shtrohet, është tërbuar nga të mirat (për një njeri). U nda nga lëngu e nga përsheshi dikush u largua përgjithnjë, u nda përgjithmonë (thuhej sidomos kur një i varfër largohej nga fshati ose kur vdiste). Ka pirë lëngun e gjarprit prej dikujt ka vuajtur shumë, ka hequr mundime të mëdha prej dikujt. Nuk u është puqur lëngu me thelë nuk kanë shkuar mirë njëri me tjetrin, nuk janë ulur asnjëherë në një sofër. Zihet në lëng të vet e përballon çdo gjë me forcat e me mundësitë e veta, fërgohet me dhjamin e vet. Është zier në lëng çeliku shih te ÇELIK,~ U. U derdh lëngu e ra në lakra s'u bë ndonjë dëm, nuk pësoi asnjë humbje. Lëre lëngun e hyrë në thela! iron. thuaje copë diçka!, mos i bjer anës e anës!
|
|
|