lagur

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

LAGUR mb.

  • 1. Që është bërë me ujë, që i është hedhur ujë; që është spërkatur me ujë; që është njomur, që është qullur. Me duar të lagura. Me flokë të lagur. Mur i lagur. Vend i lagur. Me këmishë të lagur (nga djersa). Me shami të lagur (nga lotët).
  • 2. Që është zbutur a është regjur në ujë, që ka thithur lagështi, i njomur; kund. i tharë, i terur. Rroba të lagura. Pambuk i lagur.
  • 3. I ujitur. Tokë (arë) e lagur. Kopsht i lagur.
  • 4. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit. I laguri nga shiu s'trembet nga breshri. fj. u.
  • Rri si mace e lagur mospërf. rri i turpëruar para të tjerëve për diçka të keqe që ka bërë, rri kokulur e pa bërë zë. Rri si mi i lagur përçm. dridhet nga frika, për një faj që ka kryer. Rri si pulë e lagur përçm. rri me frikë e me druajtje; rri i përulur e i nënshtruar. Doli pushkë e lagur dikush nuk doli ashtu siç mendohej; ishte njeri i pazoti e i pavlerë. Është fishek i lagur shih te FISHEK,~U. E ka barutin të lagur nuk ka forca e guxim për të luftuar, nuk është i gatshëm për përleshjen. S'ka ç'i bën shkëndija eshkës së lagur (së njomë) fj.u. shih te SHKËNDIJ/Ë,~A.