oksigjen

Nga Wiktionary

OKSIGJEN m. kim.

  • Element kimik, gaz pa ngjyrë, pa erë e pa shije, i cili përbën rreth një të pestën e ajrit, është i domosdoshëm për frymëmarrjen e për djegien dhe, kur bashkohet me hidrogjenin, formon ujin (simboli O). Oksigjen i lirë. Oksigjen i lëngët. Oksigjeni i ajrit (i ujit). Drita (flaka) e oksigjenit. Atomet e oksigjenit. Ujë oksigjeni. Ngjitje me oksigjen. I dhanë oksigjen të sëmurit.
  • I jep oksigjen dikujt libr. keq. e ndihmon a e nxit dikë për të bërë një të keqe, i fryn zjarrit.