bri

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

bri m. sh. -

  1. Secila nga dy pjesët kockore të zgjatura e me majë, që dalin mbi ballë te disa kafshë dhe që mund të jenë të drejta, të kthyera, të përdredhura ose të degëzuara; lënda nga e cila përbëhen këto pjesë. Bri i përdredhur (i thyer). Brirët e dashit (e dhisë, e kaut, e drerit). Lopë (dele) me brirë. Krehër (kopsa) briri. Dorezë briri (e thikës). Zbukurime briri. Punime në bri.
  2. zool. Secila nga fijet e holla e të shtrira përpara, që kanë disa kafshë të vogla e kandrra dhe që u shërbejnë atyre si organe ndijimesh. Brirët e brumbullit (e karkalecit, e kërmillit).
  3. bised. Pjesa e ballit të diçkaje, e zgjatur dhe e dalë përpara. Brirët e gjethes. bot. Briri i vaporit hunda e vaporit. Brirët e djepit ballukët e djepit. Brirët e mitrës, anat. Misër me brirë kalli misri që ka të ngjitur disa kallinj me të vegjël, vëllezër.
  4. muz. Vegël muzikore në trajtën e një gypi të përkulur dhe me fund të zgjeruar; vjet. vegël e bërë nga briri i një kafshë, që përdorej për të dhënë sinjale me zë. Zëri i bririt. I ra bririt.
  • Budalla me brirë budalla i madh, që s'e ka shokun. Budallallëk me brirë budallallëk shumë i madh, që duket fare qartë. Dem me brirë njeri kokëfortë. Djall (dreq, shejtan) me brirë thjeshtligj. njeri shumë i keq. Ujk me brirë thjeshtligj.
a) njeri i vrazhdë e ters, me të cilin nuk merresh dot vesh;
b) njeri i shëmtuar; diçka shumë e pahijshme dhe e shëmtuar; diçka që nuk shkon mbarë dhe krijon vështirësi e pengesa të mëdha. Me brirë përpara me të egër, duke u kanosur, gati për sulm. I ra në bri e kuptoi, e mori vesh, i ra në të. I fsheh brirët keq. e mbulon veten, nuk del a nuk sulmon haptas. I hanë brirët
a) e kërkon vetë të keqen, s'i rrihet pa bërë diçka që mund të sjellë pasoja të dëmshme, megjithëse kjo s'është e nevojshme, i ha koka;
b) kërkon të zihet, s'i rrihet pa u grindur, i ha kurrizi, i hanë hundët. I ha koka për brirë shih te kokë,~a. S'ka brirë s'ka nevojë për shenjë tjetër, është një gjë që duket vetiu. Ç'i këllet brirët përçm. shih te këllas. I kanë mprehur brirët i kanë acaruar shumë marrëdhëniet dhe janë gati të zihen, të kacafyten. E nguli bririn përb. shih te ngul. Nxjerr brirët (brirë) keq. del në shesh, zbulohet, e shfaq veten ashtu siç është; nis të duket, fillon e shfaqet. Nxjerr për brirësh nxjerr diçka me zor. Ia theu bririn e bëri të shtrohet, e bëri të ulë kokën, ia uli hundën. I vinte (i ngjiste) brirë (brirët e kaut) dikujt keq. mashtronte burrin (në punë nderi), shkonte me të tjerë (për gratë). U fut (hyri) në bri të buallit (të kaut) u fut në një vend shumë të fshehtë, ku s’e gjente dot asnjeri. E zë (e kap) demin (kaun) për brirësh (nga brirët) e nis një punë siç duhet, kap e zgjidh çështjet themelore, më të rëndësishme e të vështira, kap hallkën kryesore. Është ka me një bri e kanë qortuar a goditur rëndë për diçka dhe është trembur e nuk e ka më guximin e mëparshëm; Është qen i rrahur. Humbi qetë e pyet për brirët fj. u. shih te humb. I ha shyta e i nxjerr me brirë shih te shytë,~a. Shkoi shyta të kërkojë brirët, la edhe veshët fj.u. iron. shih te shytë, ~a.

Në gjuhët tjera[redaktoni]


Parafjalë[redaktoni]

bri parafj. -

  1. Përdoret me emra që shënojnë qenie, vende, sende etj., pranë të cilave gjendet a ndodh diçka; përbri, pranë, në anë; përgjatë. Bri oxhakut. Bri shtratit. Bri dritares. Bri malit. Bri kënetës. Bri pyllit. Bri rrugës. Bri emrit. Bri meje. Bri nesh.
  2. Në anën (e dikujt a të diçkaje), përkrah. Hyri në luftë bri tyre. Bri për bri pranë njëri-tjetrit; krahas njëri-tjetrit, krah për krah.[1]

Në gjuhët tjera[redaktoni]

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0