përkrah
Appearance
PËRKRAH kal.
- 1. E ndihmoj dhe e mbroj dikë në rrethana të ndryshme, i gjendem pranë kur ka nevojë a kur është në gjendje të vështirë, i bëhem krah; mbaj anën e dikujt, e mbështet, jam me të, i dal krah. E përkrah shokun. Përkrahim luftërat çlirimtare. Përkrah me të gjitha fuqitë (në çdo rrethanë). E përkrahte me (pa) të drejtë.
- 2. Mbështet një mendim, një veprim, një nismë të dikujt etj.; jam ithtar a pasues i dikujt. Përkrah mendimet (propozimet) e punëtorëve të përparuar.
PËRKRAH
I. ndajf.
- 1. Pranë dikujt a diçkaje, në krah, përbri; afër, pranë. Shtëpia që kemi përkrah. Përkrah vraponte shoku i tij.
- 2. fig. Në një vijë përpjekjesh a lufte me dikë; pranë, afër, në krah. Gjithnjë do të më kesh përkrah. Kemi përkrah popujt liridashës. I qëndron përkrah në çdo vështirësi.
II. parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore që shënon:
- 1. Frymorin a sendin, afër të cilit gjendet, lëviz etj. dikush a diçka; përbri, pranë. Përkrah shokut. Përkrah ndërtesës. Ecte përkrah tij.
- 2. Njeriun a vendin, të cilin e ndihmojmë në rrethana të ndryshme. Përkrah tyre u ndodh i madh e i vogël.