ngul

Nga Wiktionary

NGUL m.

  • Tipar i brendshëm, tipar i karakterit të një njeriu; ves, huq. Njeri me ngule të këqija.


NGUL kal.

  • 1. Bëj që diçka (zakonisht me majë) të hyjë në një trup (në tokë, në mur, në dërrasë etj.) duke e goditur ose duke i rënduar me forcë; kund. shkul. Ngul gozhdën. Ngul shtyllat. Ngul një hu. Ngul kazmën. Ngul në dhe (në dërrasë). E nguli thellë.
  • 2. Fut diçka të hollë e të mprehtë në një send. Ngul gjilpërën. I nguli thikën (shpatën). Ngul pirunin. Ngul sfurkun. I nguli dhëmbët. I ngul thimthin. I nguli thonjtë (kthetrat).
  • 3. Mbjell një bimë a një pemë. Ngul hardhi. Ngul fidanë.
  • 4. Vendos diku për të mos e lëvizur për një kohë; e vë diku, duke e mbajtur fort që të mos luajë nga vendi. Ngulën çadrat vendosën, hapën çadrat. Ngulën kampin. Ngulën vathën. Nguli cak zuri vend për të jetuar. Ngul këmbët pas dheut. Ngul flamurin vë, ngre flamurin në një vend.
  • 5. fig. Shikoj me vëmendje të përqendruar. I nguli sytë. Nguli vështrimin.
  • 6. fig. Bëj që të zërë vend për shumë kohë në mendje a në kujtesë diçka. E nguli në kokë (në mendje, në kujtesë). E ngulën në ndërgjegje.
  • 7. jokal. Zë vend diku për të banuar; qëndroj në një vend, ndalem diku, ngulem. Nguli në fshat. Nguli i pari në atë vend. Ngul aty e mos lëviz!
  • E nguli bririn përb. vdiq, ngordhi. Ngul kërkoj me të madhe që të më plotësohet një kërkesë a një dëshirë, mbroj me ngulm mendimin tim për diçka, këmbëngul, nuk tërhiqem, ngulmoj. Ngul (hedh, lëshon, zë) rrënjë shih te RRËNJ/Ë,~A I. Ngul thembrat s'lëviz nga vendi, nuk tundet. I nguli (i futi) thonjtë dikujt shih te THUA, ~THOI 3. Ngul këmbët në akull shih tek AKU/LL,~LLI. I nguli (i futi) thikën prapa kurrizit (pas shpine) shih te KURRIZ, ~I. Ngul hunj e shkul hunj shih te HU,~RI. Ngul qepë e shkul hudhra shih te QEP/Ë,~A.


NGUL ndajf.

  • Drejt, fill. Ngul përpjetë.