kokë
Appearance
KOKË f.
- 1. Pjesa e sipërme e trupit të njeriut që qëndron mbi qafën ose pjesa e përparme a e sipërme e trupit të kafshëve, e rrumbullakët a e zgjatur, ku ndodhen truri, goja, sytë, veshët, hunda, flokët etj. Me kokë të madhe (të vogël). Kokë njeriu. Kokë dashi (viçi, kali, majmuni, peshku, gjarpri). Kafka e kokës. Në majë të kokës. Prapa kokës. Shami koke. Me kokë jashtë (të zbuluar, të lidhur). Me kokë të qethur (të rruar). Nga koka deri te këmbët. Një kokë më i gjatë. Lëviz (ngre, ul, përkul, kthej) kokën. Më dhemb koka. Çau (vrau) kokën. U plagos në kokë. I digjet koka ka shumë zjarrmi. E ka kokën zjarr ka shumë zjarrmi. E zuri koka filloi t'i dhembë koka. I ra në kokë (me gur, me grusht). Ra me kokë. E zuri (e kapi) për koke. Ia bëri me kokë i bëri shenjë me kokë. Fut kokën brenda. Kaloi mbi kokat tona. E bëri kokën tullë i qethi flokët deri në rrënjë; i rroi flokët e kokës. I ra topit me kokë. Vuri duart në kokë. Vë kapelën (kësulën, qeleshen, helmetën) në kokë. S'ka tru në kokë është i trashë nga mendja.
- 2. Pjesa e përparme a e sipërme e trupit të disa kafshëve që gatuhet si gjellë. Koka të pjekura. Kokë (qengji, dashi, viçi) me pilaf. Mish koke. Paçe koke.
- 3. Njësi për të numëruar bagëtinë; një njeri; një copë (për sendet). Njëqind kokë dhen (dhi). Taksë për kokë. hist. Okë e kokë. Kokë për kokë secilin a secilit; për çdo njeri veç e veç. Rrogë e kokë. Plumb e kokë.
- 4. fig. Kjo pjesë e trupit të njeriut si qendra e të menduarit, truri dhe aftësia e tij për të gjykuar e për të arsyetuar; mendja, arsyeja; njeriu si bartës i ideve e i pikëpamjeve të ndryshme, i aftësive të veçanta mendore (edhe në një varg njësish frazeologjike). Njeri me kokë njeri me aftësi mendore të madhe. I punon koka. Ia mbushi kokën ia mbushi mendjen, e bindi. Ia bëri koka e ka fajin vetë, e bëri vetë. S'kishte kokë. S'ia pret koka. Ma bëri kokën çorbë (dhallë) ma turbulloi e ma ngatërroi mendjen. Më shastisi (më çau, më plasi) kokën më mërziti e më shqetësoi shumë. Bën (vepron) sipas kokës së vet (në kokën e vet). Nuk i merr vesh koka s'do që të kuptojë, është kokëfortë. Atje e ka kokën (atje i punon koka). E lodh kokën kot. Ia di (ia njoh) kokën atij. E ka kokën plot. I mbiu në kokë. Më erdhi në kokë një mendim. Heq (largoj) nga koka (një mendim). Ata kanë një kokë. Ka lakra (mbeturina) në kokë. E përpunoi (e bloi) në kokë. Mezi ia futa në kokë. Është kokë e madhe. Është kokë më vete. Nuk i hyn në kokë nuk e kupton dot. E ka kokën të fortë (shkëmb) është kokëfortë. Të tillë kokë ka. Koka bën koka pëson. fj.u. Kush s'ka kokë, ka këmbë. fj. u. Koka që s'dëgjon, më shumë e pëson. fj. u.
- 5. Jeta e njeriut (si gjë shumë e çmuar); vetja (edhe në një varg njësish frazeologjike). Mik (shok) me kokë mik (shok) që jep edhe jetën për mikun (për shokun). Lëmë (japim) kokën për atdheun. Humbi kokën. E pagoi (e lau) me kokë. I shpëtoi kokën. Rrezikoi kokën. I iku (i shkoi) koka e vranë. I hëngri kokën. Përgjigjet me kokë. Luante me kokën. I dhimbsej koka atij. E vuri kokën në kandar e vuri jetën në rrezik. I erdhi rreziku mbi kokë. I bëri dëm kokës. Për kokën e babait (e djalit)! betim. Mos e paça kokën! betim. E dua me kokë e dua shumë. Nëna i ka bërë kokën. I ra një hall i madh mbi kokë. Rrit gjarprin të të hajë kokën. fj. u. Koka e falur nuk pritet. fj. u.
- 6. fig. Udhëheqës, drejtues i një vendi, i një organizate ose i një pune; kryetari, kreu; njeri me aftësi të mëdha mendore. Koka e familjes. Koka e revolucionit. Koka e imperializmit (e revizionizmit, e reaksionit). Turmë pa kokë. S'kishin kokë. I goditën në kokë. Është me të vërtetë kokë ai.
- 7. Zhardhoku i një bime; fletët e disa bimëve të mbështjella rrumbullak; diçka që ka trajtën e një lëmshi. Kokë qepe (hudhre). Kokë preshi. Kokë pishe. Koka e lakrës. Koka e kandarit. Gjysmë koke djathë.
- 8. Pjesa e sipërme a e përparme e një vegle ose e një sendi, që zakonisht është pjesa kryesore dhe që vjen si e rrumbullakët; pjesa e krevatit, e djepit etj. nga vëmë kryet kur flemë. Koka e çiftelisë (e mandolinës, e kitarës). Koka e furkës. Koka e bastunit. Koka e gozhdës. Koka e gjilpërës. Koka e shkrepëses. Koka e djepit (e krevatit). Koka e pusit. Gjilpërë me kokë. Kthej me kokë poshtë kthej përmbys.
- 9. Pjesa e parë, fillimi i një vargu sendesh; rreshtat e parë, balli i një grupi njerëzish që ecën; burimi i një lumi, kanali etj.; kreu. Koka e trenit (e vagonëve). Koka e kolonës. Koka e lumit (e kanalit).
- 10. fig. Pjesa kryesore, që përbën thelbin e diçkaje; kreu. Muhabet (bisedë) pa kokë muhabet (bisedë) që nuk ka një bosht, që nuk ka një përmbajtje a pikësynim të qartë. Përgjigje pa kokë.
- ... për kokën e ... shumë i mirë, shumë i bukur, shumë i zoti etj., aq i mirë, aq i bukur, aq i zoti etj. sa s'bëhet (përdoret me një emër të përsëritur; p.sh. djalë për kokën e djalit, darkë për kokën e darkës etj.). Më avullon koka shih tek AVULLOJ. I është bërë mendja... (koka...) shih te BËHEM. I bie kokës (në kokë) dikujt a diçkaje
- a) e godet, e kritikon ashtu siç duhet e aty ku duhet;
- b) fillon t'i harxhojë, t'i shesë a t'i hajë të gjitha pa kursim (paratë, plaçkat, bagëtitë etj.). I ra në kokë
- a) e zuri, e trullosi (rakia a ndonjë pije tjetër);
- b) e joshi, e magjepsi, ia mori mendjen. Ku më ka rënë koka shih te BIE I. Pa bisht, pa kokë (pa krye) shih te BISHT,~I. Më buçet koka shih te BUÇET. M'u ça koka shih te ÇAHEM. Nuk çan kokën shih te ÇAJ. Çon kokën (kokë) shih te ÇOJ ii. I digjet koka (mjekra) shih te MJEK/ËR,~RA. Farëzat e kokës shak. shih te FARËZ,~A. Të fluturon koka (të fluturojnë trutë) shih te FLUTUROJ. Iu fry koka shih te FRYJ. I ftohu kokën (kryet) dikujt shih te FTOH. Nuk i gdhendet koka shih te GDHENDEM. U grilloi kokën shih te GRILLOJ. Me gur nën kokë shih te GUR,~I. Gjarpër me dy koka shih te GJARP/ËR,~RI. Si gjeli pa kokë (pa krye) shih te GJEL,~I. Ia hëngri kokën (kryet) dikujt shih te HA. Ia hëngri kokën me të mirë dikujt shih te HA. I hapi kokën (trutë) dikujt shih te HAP. I hipi mbi kokë dikujt shih te HIPI. I hipi (i kërceu) në kokë (në tru) diçka (për të bërë diçka) shih te HIPI. I hyri në kokë (në krye) diçka shih te HYJ. S'ka kokë (dëbora, dimri) e ka humbur forcën, nuk është më i fortë; nuk mban dot gjatë. S'ka as kokë, as këmbë është diçka pa trajtë, s'ka as fillim as mbarim; s'ke ku ta kapësh (për një punë). Ia këputi (ia shtypi, ia theu) kokën shih te KËPUT. Kërrus kokën (kurrizin, shpinën) shih te KËRRUS. Kokën të hanë! mospërf. le të zihen e të vriten, as që bëhem merak për ta. Kokë e këmbë
- a) me gjithë trupin, që nga koka deri te këmbët;
- b) krejt, plotësisht, fund e krye. Kokë më kokë (krye më krye)
- a) fare afër, ngjitur njëri pranë tjetrit;
- b) fshehurazi nga të tjerët, në mënyrë të fshehtë, vetëm për vetëm. Me kokë poshtë shih te POSHTË. Me kokë (me krye) në qiell shih te QIELL,~I. Edhe në kokën tënde (edhe në kryet tënd)! ur. në dasmën tënde, në gëzime! Me kokë (me kryet) në torbë (në thes, në trastë) shih tek TORB/Ë,~A I. Me kokë ulur shih tek ULUR. Për një kokë hudhër shih te HUDH/ËR, ~RA. Që nga koka deri te thonjtë (te thembrat) i tëri; plotësisht; kokë e këmbë. Ia kripi kokën dikujt shih te KRIP. I krisi koka (mendja, një dërrasë) dikujt shih te KRIS. Ia lau kokën dikujt shih te LAJ. La kokën (kryet) shih te LË. Sa të lije kokën aq i bukur, aq i mirë etj. sa nuk të vinte të largoheshe që andej. Sa t'i marrësh (t'i këputësh, t'i rrëmbesh) kokën (kryet) shumë i bukur. Më mizëron koka shih te MIZËRON. Ngre (çon) kokë (krye) shih te NGRE. S'e ngre (s'e çon) kokën nga diçka shih te NGRE. S'ma nxë koka (mendja) shih te NXË. Nxjerr (qit) kokë (krye) shih te NXJERR. Ia përdrodhi kokën shih te PËRDREDH. Ia plasi në kokë dikujt shih te PLAS. E pres kokën për diçka shih te PRES I. I ka prerë kokën dikujt shih te PRES I. Me qefin në kokë (nën sqetull) shih te QEFIN, ~I. Sa qimet e kokës shih te QIM/E,~JA. I rri (i qëndroj) mbi (në) kokë (krye) dikujt a diçkaje i qëndroj afër e kujdesem për të; e mbikëqyr vazhdimisht. E solli (e pruri) kokën mospërf. erdhi (për një njeri që nuk e duam). Ia shpëlanë kokën shih te SHPËLAJ. Ia shtypi (ia theu) kokën shih te SHTYP. I është trashur koka (truri, mendja) mospërf. shih tek TRASHEM. Theu kokën shih te THYEJ. Uli kokën (kryet) shih tek UL. Uli kokën (kryet) në punë shih tek UL. Vari kokën (kryet) shih te VAR. I vajti koka shih te VETE. Nuk e vret kokën (mendjen) për diçka edhe poh. shih te VRAS. Iu bë koka barut shih te BARUT,~I. M'u bë koka finjë shih te FINJ/Ë,~A. Iu bë koka daulle shih te DAULL/E,~JA. Bën kokë nga bishti shih te BISHT,~I. Nuk i bën koka def dikujt shih te DEF,~I. Ia bëri kokën petë shih te PET/Ë,~A. Ia bëri kokën (turinjtë, hundën) përshesh dikujt shih te PËRSHESH,~I. Më bën koka miza shih te MIZ/Ë,~A. Ia bëri (kokën) rrikë shih te RRIK/Ë,~A I. Bërtet (thërret) me sa ka në kokë bërtet me sa fuqi që ka bërtet me tërë forcat. I ra me havan në kokë shih te HAVAN,~I. I bie kokës me grushte pendohem rëndë për një veprim të gabuar a për një faj që kam bërë më parë. I ka rënë leshtë (i kanë rënë qimet) e kokës shih te LESH,~TË. S'i bihet malit me kokë (me krye) fj. u. shih te MAL,~I. S'i bihet murit me kokë fj. u. shih te MUR,~I. Më ra qielli (shtëpia, tavani, çatia) mbi (në) kokë shih te BIE I. Ta çan pishën mbi kokë (mbi krye) dikush shih te PISH/Ë,~A. Mos e çoftë kokën (kryet) shëndoshë! mallk. shih te ÇOJ I. I doli huri në majë të kokës shih te HU,~RI. I del avull (tym) nga koka shih tek AVULL,~I. S'di ku të futë (të vërë) kokën shih te FUT. S'di ku kam kokën (kryet) kam shumë halle e telashe sa nuk di ç'të bëj më parë. Dy duar për një kokë (janë) shih te DOR/Ë,~A. E do me kobure (me revole) kokës shih te KOBUR/E,~JA. Gjarprit shtypi kokën! fj. u. shih te GJARP/ËR, ~RI. E gjeti kokën e kandilit thjeshtligj., mospërf. shih te KANDIL,~I. I ikën trutë (e kokës) shih tek TRU,~RI. Është fushë nga koka (nga mendtë) shih te FUSH/Ë,~A. Është me kokë në gërshërë shih te GËRSHËR/Ë,~A. Është lëmë nga koka shih te LËM/Ë,~I. Është mizë pa kokë (pa krye) dikush shih te MIZ/Ë,~A. Është poç nga koka (nga mendja) shih te POÇ,~I. Është për t'i rrëmbyer (për t'i prerë) kokën shih te RRËMBEJ. E hëngri gjarpri me dy koka shih te GJARP/ËR,~RI. I ha koka për brirë e kërkon të keqen vetë, kërkon të vejë si breshka te nallbani. I hipi një avull në kokë shih tek AVULL,~I. I hipi (i kërceu) gjaku në kokë (në tru) shih te GJAK,~U. Më ka hipur në majë të kokës dikush a diçka shih te MAJ/Ë,~A. I hipën mizat në kokë shih te HIPI. Humbi (treti) mendtë e kokës shih te HUMB. I kanë hyrë në kokë miza të këqija dikujt shih te MIZ/Ë,~A. Kam shumë çoqe mbi kokë shih te ÇOK,~U. E ka kokën me cepa (me çipa) shih te CEP,~I. E kam kokën daulle shih te DAULL/E,~JA. E ka kokën fushë shih te FUSH/Ë,~A. E ka kokën gdhe shih te GDHE,~RI I. E ka kokën të lehtë shih te LEHTË (i, e). E ka (e mban) mbi kokë e lart dikë e çmon shumë dikë, e nderon aq shumë sa mbi të s'vë njeri tjetër. Nuk e ka kokën (mendjen) në vend shih te VEND,~I. E ka mendjen (i ka mendtë) prapa kokës (pas qafe, pas shpine) nuk është në gjendje të gjykojë drejt, bën punë a veprime të pamenduara mirë. Nuk i ka mendtë në kokë edhe poh. shih te MEND,~TË. Ka miza në kokë shih te MIZ/Ë,~A. S'ka ku të përplasë (ku të përpjekë) kokën s'ka ku të ankohet ose të kërkojë ndonjë ndihmë a këshillë. I këndojnë dyzet gjela mbi (përmbi) kokë shih te GJEL,~I. I kërcyen trutë në kokë keq. u inatos, u zemërua shumë. Kërkon qimet e kokës shih te QIM/E,~JA. Kokën mbi shpatulla e ke! shih te SHPATULL,~A. E ktheu me kokë poshtë diçka shih te POSHTË. Ia la kokën poshtë dikujt shih te POSHTË. La leshtë e kokës për diçka shih te LESH,~TË. I lan kokën (kryet) gomarit shih te LAJ. I lëshon (i nxjerr, i qit) koka tym shih tek TYM,~I. Më luajti (më iku) kapaku (tabani, tepeleku) i kokës (kafka e kokës) shih te KAPAK,~U. I ka marrë koka (kryet, mendja) erë bën veprime të pamenduara mirë, punon a vepron pa u menduar se çfarë pasoja do të ketë; nuk është në gjendje të mendojë mirë; është kokëkrisur. E mban (e ka) kokën lart shih te LART. Ma mban kokën mënjanë është zemëruar me mua dhe nuk më flet. Ia mbush kokën me ashkla shih tek ASHK/ËL,~LA. Iu ngritën (iu çuan) leshrat e kokës (flokët, qimet e kokës) përpjetë shih te FLOK,~U. Pagoi (harxhoi) qimet (leshtë) e kokës shih te QIM/E,~A. Sikur i ka prerë kokën (të atit, nënës) i ngjan shumë babait të vet (nënës së vet). Më rrahin shumë çekanë (çekiçë) mbi (në) kokë (krye) shih te ÇEKAN,~I. I rri çekan (çekiç) mbi kokë shih te ÇEKAN,~I. I rri shpatë mbi kokë dikujt shih te SHPAT/Ë,~A. Sillet (punon) me mend në kokë shih te MEND,~TË I. Shkonin si miza pa kokë (pa krye) shkonin pa një drejtim të caktuar; shkonin qorrazi, në tym. I shtypi kripë mbi kokë dikujt shih te SHTYP. Të thyente kokën (kryet) më para shih te THYEJ. I vajtën lotët pas kokës shih te LOT,~I. Për të vënë duart në kokë shumë keq, për të vënë kujën. I vë gishtin kokës (vë gishtin në kokë) mendohem mirë dhe e mbledh mendjen. Vuri (futi) kokën në gërshërë shih te GËRSHËR/Ë, ~A. E vuri kokën në kandar shih te KANDAR,~I. E vuri kokë në satër për dikë a për diçka shih te SATËR,~I. E ka vënë plëndësin në kokë (e ka varur plëndësin në qafë) shih te PLËNDËS,~I. I vuri rreth kokës shih te RRETH,~I. Erdhi (shkoi, rri) me kokë të prerë dikush shih te PRERË (i, e). Vuan për mendtë e kokë shih te MEND,~TË. I zuri çarku kokën dikujt shih te ÇARK,~U. Ia ka zënë kokën me derë shih te ZË. Zë kokën me dorë shih te ZË. I ka zënë magjia kokën shih te MAGJ/E,~JA. Te koka e qerosit të gjithë bëhen berberë fj. u. shih te QEROS,~I. Bie miu e thyen kokën shih te THYEJ. S'të jep as gurë për të çarë kokën përçm. shih te GUR,~I. Humbi kokën e pyet për flokët fj. u. shih te HUMB. Është ngordhja me thes në kokë shih te THES,~I. E ka kokën në vend të lig keq. shih te LIG (i), ~Ë (e). Kokën këtu, këmbët atje shih te KËMB/Ë,~A. Ngre këmbën e i bie kokës shih te KËMB/Ë,~A. Ngrihen (çohen) këmbët e i bien kokës shih te KËMB/Ë,~A. Po i zgjate krahun, të merr (të rrëmben) kokën shih Po i dhe (po i zgjate) gishtin, të merr (të rrëmben) dorën te GISHT,~I. Sipas kokës edhe festen (ajo kokë atë festë do; atë kokë ka, atë feste do) fj. u. mirë e gjeti, mirë e pësoi! (thuhet për dikë që bën një veprim të pamenduar a të gabuar, i cili i sjell pasoja të hidhura). Nga lëviz qafa, kthehet koka fj. u. shih te QAF/Ë,~A. Më mirë të pritet koka (kryet) se të thyhen gjunjët fj. u. shih te GJU,~RI. Më mirë të të shkojë koka (kryet) se fytyra fj. u. shih te KRYE,~T. Kur rri (kur fle) koka, lëviz gjuha fj. u. kur njeriu nuk i mendon e nuk i peshon gjërat mirë, gjuha s'ka fre dhe flet mbarë e prapë. Zure bollën, shtypi kokën fj. u. shih te BOLL/Ë,~A.