dikush

Nga Wiktionary

DIKUSH pakuf.

1. Ndonjë njeri që nuk dihet se kush është ose që nuk duam t'ia themi emrin, ndokush. Dikush po vjen (po flet, po hyn, po del). Dikush mund të thotë se ... Dikë pa. Dikush e pranon, dikush jo. Falja dikujt!

2. Njëri prej disa njerëzve. Të vijë dikush prej jush (prej tyre)!

  • Dikush qesh, dikush qan një njeri a një palë është në gjendje shumë të mirë, një tjetër a pala tjetër është në gjendje shumë të keqe; dikush fiton, dikush humbet, dikush haj-haj, dikush vaj-vaj.