pranë
PRANË
I. ndajf.
1. Në një largësi të vogël nga diçka tjetër; përkrah; përbri; afër; kund. lug. Pranë e pranë shumë afër, ngjitur. Aty pranë diku pranë. Fare pranë. I rri pranë. Iu qas pranë. E kisha pranë. Afrohu më pranë!
2. Pa ndonjë dallim të madh; nga dikush a nga diçka tjetër, me tipare të ngjashme me diçka tjetër, afër; kund. larg. Janë (qëndrojnë) pranë.
3. fig. Duke i qëndruar afër a duke treguar kujdes, interesim e vëmendje të veçantë; në marrëdhënie të drejtpërdrejta e të ngushta me dikë tjetër; afër. E ndiente pranë. E ka pranë dikë është përherë nën kujdesin e drejtpërdrejtë të dikujt, ndihmohet vazhdimisht e me dashamirësi prej tij. I rri (i qëndron) pranë dikujt a diçkaje kujdeset shumë, në mënyrë të veçantë për të. Iu gjend (iu ndodh) pranë dikujt e ndihmoi, e përkrahu, i dha dorën (kur kishte nevojë). E mbaj pranë d i k ë krijoj marrëdhënie të ngushta me të, sillem në mënyrë të ngrohtë e kujdesem për të, e ndihmoj vazhdimisht.
II. parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore për të treguar së bashku me të:
1. Vendin, njeriun, sendin etj., afër të cilit kryhet një veprim ose ndodhet dikush a diçka, drejt të cilit lëviz, shkon, afrohet dikush etj.; afër. Pranë meje. Fare pranë tij. Pranë shtëpisë (uzinës, kopshtit, përmendores). Pranë një pylli (një sheshi). Pranë rrugës. U ul pranë saj (tij). Shkoi pranë nënës.
2. libr. Institucionin, organizatën etj. ku bën pjesë ose nga varet një institucion tjetër, një ndërmarrje etj. ose ku punon dikush.
3. Punën, çështjen etj., krahas së cilës qëndron ose me të cilën lidhet diçka tjetër. Pranë asaj çështjeje duhen parë edhe disa detyra të reja që dalin.