Jump to content

borxh

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip[redaktoni]

borxh m. sh. borxhet

  1. holla ose sende, që janë marrë ose janë dhënë për një kohë të caktuar dhe që duhet të kthehen përsëri; hua. Borxh i vjetër. Mori borxh. Nuk kam borxh (borxhe). Ktheu (lau, pagoi, shleu) borxhin. S`vë borxh. U fut (hyri) në borxh. Ishte zhytur (ishte mbytur) në borxhe. I fali borxhin. Mbeti borxh. Fli pa darkë e zgjohu pa borxh. fj. u.
  2. fig. bised. Detyrim moral ndaj dikujt, diçka që e kemi për detyrë ta bëjmë. Kam borxh. Ia kam borxh. Laj (kryej) borxhin. I mbeta borxh. Gjendem (në) borxh.
  • Ka borxh të...
a) është gati të ..., është i prirur të...;
b) është në gjendje, ka aftësi, mund të... Ma bëri borxh dikush ka përsëritur disa herë një sjellje të padurueshme a një veprim të papëlqyeshëm, sa detyrohem t'i kthehem me të keq, më ka bërë të mos përmbahem më e të veproj kundër tij. I doli borxhit (hakut, nga borxhi) dikujt e bëri detyrën e tij ndaj dikujt; bëri gjithçka që i takonte, e paralajmëroi me kohë. Ta paça borxh! ur. ta shpërblefsha! E qiti borxh e bëri borxhli kundrejt dikujt, e nxori borxhli. Rregulloi borxhet (llogarinë) me dikë shih te rregulloj.[1]

Sinonime[redaktoni]

Fjalë të prejardhura[redaktoni]

Në gjuhët tjera[redaktoni]

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0