hua

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

HUA f.

  • 1. Para që merren për një kohë të caktuar nga dikush dhe që duhet të kthehen përsëri, diçka (send ushqimor, vegël pune etj.) që merret nga dikush përkohësisht dhe që duhet kthyer përsëri. Mori (dha) hua. Kërkoi hua. E ktheu (e shleu, e lau) huan. E ka marrë hua diçka. I ka hua dikujt. Nuk mbahet shtëpia me miell hua. fj. u.
  • 2. Para që shteti merr nga qytetarët ose nga shtete të tjera, i derdh në buxhetin kombëtar për të mbajtur më këmbë aparatin e tij të administrimit dhe që i kthen sipas kushteve të caktuara; vjet. para që shteti ynë merrte nga qytetaret duke u lëshuar atyre obligacione të barasvlershme (në vitet e para pas çlirimit), i derdhte në buxhetin e tij për zhvillimin e ekonomisë e të kulturës dhe i shlyente kohë pas kohe. Hua e brendshme (e jashtme). Huaja shtetërore. Huaja e parë (e dytë). Obligacionet e huas shtetërore. Hua me afat të shkurtër (të gjatë).
  • Ta paça hua! ur. ta shpërblefsha të mirën me një të mirë! Marrin miell hua
  • a) kanë marrëdhënie të mira në, mes tyre, janë miq të mirë (për dy familje a dy veta);
  • b) janë shumë afër njëri me tjetrin (për dy fshatra).