detyrim

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

DETYRIM m.

1. Veprimi sipas kuptimit 1 të foljeve DETYROJ, DETYROHEM. Detyrim me forcë.

2. Dhunë, forcë; shtrëngim. Shkoi (erdhi) me detyrim. E mori me detyrim. Përdori detyrimin. Pa asnjë detyrim.

3. Detyrë morale që ndiejmë ndaj një njeriu për një të mirë që na ka bërë, për shkak të lidhjeve e të marrëdhënieve që kemi me të etj.; diçka që duhet bërë a që duhet kryer patjetër në pajtim me ligjet e shtetit, me normat shoqërore, me rrethanat etj. Detyrim shoqëror (familjar). Detyrimi shkollor (ushtarak). Ka shumë detyrime.

4. Zotim që marrim ndaj dikujt a diçkaje, zakonisht sipas një marrëveshjeje; para, prodhime, mall etj. që i duhen dhënë dikujt patjetër në bazë të një marrëveshjeje ose të një ligji a vendimi. Detyrim bankar. Detyrim shtetëror. Detyrimet e shtetit. Detyrimi i mishit (i qumështit...). Fleta e detyrimit. I lanë (i shlyen) detyrimet. Paguan detyrimin.

5. drejt. Marrëveshje sipas së cilës një njeri, një ndërmarrje etj. detyrohet të japë ose të bëjë diçka në dobi të një njeriu a të një ndërmarrjeje tjetër. E drejta e detyrimeve.

6. Borxh.