Jump to content

art

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Art m. -

  1. Formë e pasqyrimit të botës nëpërmjet riprodhimitrealitetit në mënyrë krijuese me anë figurash artistike; veprimtaria krijuese artistike. Arti popullor (kombëtar). Arti socialist (revolucionar). Arti përparimtar. Vepër arti. Punonjësit (dashamirët) e artit. Ngre në art.
  2. sh. ~e, ~et. Degë ose lloj i veprimtarisë krijuese artistike. Arti dramatik (skenik, teatral). Artet e bukura emër i përbashkët për muzikën, pikturën, skulpturën dhe arkitekturën. Artet figurative emërtim i përbashkët për pikturën, grafikën dhe skulpturën. Artet e zbatuara (e aplikuara) lloje të veçanta arti që krijojnë sende të përdorimit të përditshëm, orendi etj. të cilat njëkohësisht kanë edhe vlera artistike. Artet plastike. Arti kinematografik. Arti i pikturës (i skulpturës). Instituti i arteve. Shtatë artet e lira. libr. aritmetika, gjeometria, muzika, astronomia, gramatika, dialektika dhe ritmika (sipas terminologjisë së romakëve të vjetër).
  3. Tërësia e prodhimit të një periudhe ose të një vendi në fushën e veprimtarisë krijuese artistike, si pjesë e një kulture të caktuar. Arti shqiptar. Arti egjiptian (grek, romak). Arti mesjetar. Galeria e arteve.
  4. Tërësia e rregullave dhe e metodave që kërkohen për ta kryer me mjeshtëri e në mënyrë të përsosur një veprimtari; njohja e hollë e një pune dhe aftësia për ta kryer atë si duhet; mjeshtëri. Arti ushtarak. Arti i të folurit (i të shkruarit). Arti i drejtimit (i komandimit). Arti i luftës. Arti i kuzhinës (i qëndisjes).
  • Arti për art parimi themelor i një teorie estetike reaksionare, që e sheh artin si qëllim në vetvete, të shkëputur nga përmbajtja, nga jeta shoqërore e politike dhe nga detyra për t'u shërbyer masave të gjera. Vepër arti ndërt. objekt në vepra të mëdha, si në rrugët, hekurudhat, kanalet etj., ndërtimi i të cilit kërkon një punë të veçantë.[1]

Etimologjia

[redaktoni]

Prononcimi

[redaktoni]

Sinonime

[redaktoni]

Antonime

[redaktoni]

Fjalë rrjedhëse

[redaktoni]

Në gjuhë tjera

[redaktoni]

Anglisht - art
Gjermanisht
Frëngjisht
Polonisht
Japonisht
Hollandisht
Italisht
Suedisht
Portugalisht
Spanisht
Kroatisht
Arabisht
Greqisht
Boshnjakisht
Persisht

Rusisht
Kinezisht
Finlandishte
Norvegjisht
Esperanto
Danisht
Sllovakisht
Hebraisht
Çekisht
Hungarisht
Luksemburgisht
Maqedonisht
Latinisht
Austrishte
Rumanisht

Katalanisht
Serbisht
Sllovenisht
Indonezisht
Bullgarisht
Turqisht
Ukrainisht
Lituanisht
Koreanisht
Bjellorusisht
Irlandisht
Estonisht
Venecianisht
Interlingua
Anglishte e thjeshtë

Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0