pasqyrim
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]pasqyrim m. sh.
- Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PASQYROJ, PASQYROHEM. Pasqyrimi i dritës.
- Figura ose shëmbëllimi i dikujt a i diçkaje që riprodhohet në pasqyrë ose në një sipërfaqe tjetër të lëmuar e të ndritshme. Dukej pasqyrimi i hënës në ujë.
- Paraqitje a shprehje e dukurive, e ngjarjeve dhe e rrethanave; diçka që jep shëmbëllimin ose gjurmët e ndikimit të dukurive, të ngjarjeve e të rrethanave; pasqyrë. Pasqyrim i kohës (i epokës, i shoqërisë).
- filoz. Veti e përgjithshme e materies për të pasqyruar çdo veprim a ngacmim të jashtëm; vetia e psikikës dhe e ndërgjegjes për të pasqyruar botën e jashtme. Pasqyrimi fizik pasqyrimi karakteristik për botën jo të gjallë. Pasqyrimi biologjik format e ulëta të pasqyrimit të botës së gjallë. Pasqyrimi psikik format e larta të pasqyrimit te kafshët e zhvilluara e te njeriu, që lidhen me veprimtarinë e sistemit të lartë nervor. Teoria e pasqyrimit. Ndijimi dhe pasqyrimi. Vetia e pasqyrimit.
|
|
|