Jump to content

mjeshtëri

Nga Wiktionary

mjeshtëri f.

  • 1. Puna që bën mjeshtri në një zeje, në një fushë të caktuar të prodhimit ose të veprimtarisë shoqërore etj.; zanat, profesion. Mjeshtëria e marangozit (e muratorit, e rrobaqepësit). Mjeshtëria e gjellëbërësit. Mjeshtëria e poçarit. Mjeshtëria e aktorit. Mësoi një mjeshtëri të re.
  • 2. Aftësia e madhe që ka fituar një njeri në një zanat, në një fushë të caktuar të prodhimit ose të veprimtarisë shoqërore etj.; art; zotësi. Mjeshtëria artistike (sportive). Mjeshtëria e të folurit bukur. Mjeshtëria për ta bindur tjetrin. E kreu me mjeshtëri.
  • 3. bised. Dredhi, djallëzi. Ia punoi (ia mori) me mjeshtëri.