Jump to content

riprodhim

Nga Wiktionary

RIPRODHIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve RIPRODHOJ, RIPRODHOHET. Riprodhim mekanik (edhe psikol.). Riprodhim biologjik. biol. Riprodhim natyror. Riprodhimi i veprës (i pikturës). Riprodhimi i mësimit (i bisedës, i lajmit). Riprodhimi i njerëzve (i kafshëve, i bimëve). Riprodhim me farë. Koha e riprodhimit. Organet e riprodhimit. biol. Bëj riprodhimin e...
  • 2. ek. Proces i prodhimit shoqëror, që sjell përtëritjen e pandërprerë të vlerave të harxhuara. Riprodhimi socialist. Riprodhim i thjeshtë prodhim që përsëritet në përmasat e mëparshme. Riprodhim i zgjeruar prodhim që i tejkalon përmasat e mëparshme. Koeficienti i riprodhimit. Procesi i riprodhimit.
  • 3. Vepër ose shkrim që është nxjerrë si kopje nga një tjetër. Riprodhim besnik.